Burg për ushtarakun ekstremist, torturonte ushtarët myslimanë në ushtrinë amerikane

Një ish-instruktor i marinës amerikane u dënua me 10 vite burg dhe “shkarkim të pandershëm” pasi u gjet fajtor për keqpërdorim të tre rekrutëve myslimanë, të cilët i fuste në makina larëse të mëdha dhe i ndezte ato.

Rreshteri Joseph Felix, 34 vjeç, u shpall fajtor për “keqtrajtim” të enjten, pasi juria shqyrtoi rastin e tij për rreth 12 orë. Ai u deklarua fajtor të premten pasdite, por nuk dëshmoi në mbrojtjen e tij.

Felix shërbeu në Departamentin e Rekrutimit të Korpusit të Marinës në Ishullin Parris, Karolina e Jugut. Në atë cilësi, ai “zgjodhi rekrutë myslimanë për abuzim të posaçëm për shkak të besimit të tyre. Ai e degradoi fenë e tyre dhe i vuri në pajisje industriale”, tha nënkoloneli John Norman, prokuror, sipas Washington Post.

Rekrutët Ameer Bourmeche dhe Rekan Hawez i thanë gjykatës se Felix i urdhëroi ata të hynin në një tharëse rrobash industriale në incidente të veçanta.

Felix i detyroi atë të heqin dorë nga besimi i tij, njoftoi Sacramento Bee.

Familja e një rekrutuesi të tretë, Raheel Siddiqui, ka paraqitur një padi shtesë prej 100 milionë dollarë amerikanë kundër Korpusit të Marinës dhe qeverisë amerikane. Siddiqui vdiq pas një rënieje nga kati i tretë i kazermave më 18 mars 2016.

Dëshmitarë të shumëfishtë dëshmuan se e panë rreshterin Felix në momentin e ngjarjes, ndërsa familja e të ndjerit pohoi abuzimin dhe vuajtjen e të dashurit të tyre.

Felix kishte detyruar më parë Siddiqui të drejtonte ushtrime ndëshkuese sepse ai kishte gabuar kur kërkoi leje për të marrë trajtim mjekësor.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne