Erdogan: Turqia do të vazhdojë të mbrojë drejtësinë dhe paqen, pavarësisht “presionit nga rrjeti sionist”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pavarësisht “presionit nga rrjeti sionist”, Turqia vazhdon të mbrojë drejtësinë, paqen dhe të vërtetën në çdo platformë, duke shpallur pa frikë atë që është e drejtë.

“Me gjithë presionin nga rrjeti sionist, ne mbrojmë drejtësinë, të drejtat dhe paqen në çdo platformë dhe nuk hezitojmë të themi me guxim të vërtetën”, tha presidenti Erdogan në mesazhin e tij për Kurban Bajramin.

Erdogan iu kushtoi festën muslimane popullit në Gaza, të cilët siç tha ai, “po e respektojnë atë nën shtypjen e Izraelit gjenocidal”. Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë në enklavën e bllokuar palestineze, duke detyruar shumë prej 2.3 milionë banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke krijuar kushte të urisë.

Erdogan tha se fitorja do të jetë për palestinezët, pavarësisht veprimeve të Izraelit. “Fitorja do të shpresojmë të jetë për popullin palestinez, pavarësisht të gjithë barbarizmit të Izraelit fëmijë-vrasës dhe mbështetësve të tij”, tha presidenti turk./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne