Filmi iranian me kukulla, merr çmimin e veprës më të mirë në festivalin stinor të Amerikës

Filmi iranian animacion me kukulla i quajtur “ Perspektiva Boshe” është zgjedhur si filmi më i mirë i festivalit stinor të Amerikës për sektorin e Azisë.

Filmi “ Perspektiva Boshe” është realizuar nga regjisor Ali Zare Kanat Navi. Ky film ka marrë çmimin e filmit të mirë të festivalit të Los Anxhelosit që organizohet për çdo vit. Filmi trajton jetën e një nëne e cila pret kthimin e djalit të saj nga lufta. Festivali i Los Anxhelosit “ Assian On Film” është një prej festivaleve më të mëdha të kinematografisë që organizohet një herë në çdo stinë. Të përzgjedhurit e këtij festivali, do të marrin pjesë në festivalin vjetor që organizohet në vitin 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne