FOTO/ Financohej nga Irani, mbyllet shkolla në Tiranë

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën ‘Saadi’, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në vendim, nuk sqarohen arsyet e mbylljes së shkollës, por kujtojmë që ky hap është ndërmarrë menjëherë pasi vendi ynë shpalli ‘non grata’ dy diplomatët iranianë në Tiranë, pak ditë më parë.

Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, ku njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit ‘Saadi Shirazi’, që financon pikërisht shkollën në fjalë./Syri

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne