Bota

Gjermani: Babai përdhunon vajzën 2 vjeçare dhe e transmeton abuzimin online

Një baba po përballet me akuza të shumta të abuzimit seksual për përdhunimin e vajzës së tij 2-vjeçare dhe për transmetimin e tij në “faqen e errët”.

28 vjeçari nga Lübeck i Gjermanisë veriore akuzohet së bashku me një të njohur 47 vjeçar për përdhunimin e të voglës disa herë. Të dy janë planifikuar të dalin në gjyq javën e ardhshme për abuzim të rëndë seksual të një fëmije të vogël, raporton TZ.

Prokurori gjerman Christian Braunwarth tha për LN të mërkurën se babai i papunë, i cili është mbajtur anonim, ka abuzuar seksualisht me bijën e tij nëntë herë që nga vera e vitit 2016 deri në kohën e arrestimit të tij nëntorin e kaluar. Në tri raste abuzimi përfshinte përdhunimin, dhe në dy raste “e çoi vajzën afër vdekjes” nga mbyllja e gojës, tha Braunwarth.

Burrat pretendohet se e kanë filmuar abuzimin dhe e kanë transmetuar atë nëpërmjet një chat-i në rrjetin e errët, i cili maskon adresat IP të përdoruesve. Rrjeti përfshinte rreth 50 pjesëmarrës, tha Braunëarth.

Fëmija ka pësuar trauma të rënda si pasojë e abuzimit dhe tani është nën kujdestarinë e nënës së saj, e cila nuk ishte e vetëdijshme për sulmet seksuale. Besohet se abuzimi ka ndodhur kur nëna e fëmijës ka qenë në gjumë ose në punë.

Abuzimi i tmerrshëm u soll në vëmendjen e shërbimeve mbrojtëse të fëmijëve në nëntor 2016, pasi babai i akuzuar i dërgoi një burri, të cilin e kishte njohur në internet, fotot dhe videot e krimit të supozuar përmes mesazheve në WhatsApp.

Njeriu alarmoi autoritetet për mbrojtjen e fëmijëve të cilët, nga ana tjetër, njoftuan policinë. Babai u arrestua më pas tre ditë më vonë, sipas Die Welt.

Njeriu ka pranuar disa nga akuzat, sipas prokurorëve. Kërkimet në shtëpitë e të dy burrave zbuluan instrumente që supozoheshin të ishin përdorur për të lidhur dhe për të kapur fëmijën.

Hetimi fillestar që atëherë është zgjeruar për të përfshirë të dyshuar të tjerë që kanë marrë pjesë në bisedat e drejtpërdrejta – disa prej të cilave, sipas prokurorëve, i kishin inkurajuar burrat për të kryer akte të caktuara mbi foshnjën – si dhe të tjerë që kanë marrë materiale pornografike nga dy burrat. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA