Abdel Bari Atwan
Gjatë vizitave të tij në Gazza dhe në Doha, edhe ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e disa pjesëve të këtij dokumenti– dhe sigurisht është e dyshimtë nëse ai e ka bërë këtë gjë për nga dëshira e përzemërt që ka në të mirë të Hamasit dhe të popullit palestinez.
Dokumenti i ri politik i kësaj lëvizjeje mund t’i çojë ato në të njëjtën rrugë që e çoi edhe PLO-në drejt shkatërrimit
Ka shumë gjëra për të thënë dhe për të shkruar në lidhje me dokumentin e ri politik të lëvizjes Hamas i cili u shfaq për publikun nga kryetari i lëvozjes Halid Meshal në kryeqytetin e Katarit, Doha. Teksti i këtij dokumenti duhet analizuar me detaje nga afër përsa i përket ndryshimeve politike që mund të përfshijë si dhe ndryshimet në dimensionet e tjera.
Sipas pikëpamjes sime, çështjet kryesore që trajtohen në dokument mund të përmblidhen në tri pyetje kryesore.
Pyetja e parë: Kujt i drejtohet ky dokument? Në këtë situatë – duke marrë parsysh edhe disa ndryshime rrënjësore në këshill themelues të Hamasit – cilat kanë qënë palët rajonale, apo ndërkombëtare që i kanë bërë presion kësaj lëvizjeje që të publikojnë një dokument të këtillë?
Pyetja e dytë: Ky dokument me 48 nene është thjesht një dokument politik i lëvizjes, apo është një hap hyrës që po hidhet për t’i hapur rrugën ndryshimeve të tjera të hapura dhe të fshehta?
Pyetja e tretë: A e ka marrë ky dokument konsensusin e të gjithë palëve përbërëse të Hamasit – veçanërisht ka interes për konsensusin e krahur ushtarak të lëvizjes, Togerëve të Izzeddin el-Kassam?
Shoqëria palestineze është e ndarë në dy këndvështrime të ndryshme në lidhje me pikëpamjet e tyre për këtë dokument. Sipas një këndvështrimi pragmatik, ky dokument politik do të rinovojë këndvështrimin e Hamasit në lidhje çështje të botës arabe dhe ndërkombëtare si dhe është një hap i hedhur për të mohuar fajësimet që i janë vënë si një grup terrorist dhe anti-semitik dhe si një pjesë e Vëllazërisë Myslimanë, që madje i është mohuar e drejta e aktivitetit në disa vende të ndryshme arabe. Në këtë këndvështrim, ky dokuent bën me dije se konflikti në Palestinë nuk është konflik fetar dhe se Hamasi nuk i ka dalë kundër hebrenjve për shkak të përkatësisë së tyre fetare, por vetëm për faktin se ata kanë pushtuar territorin e Palestinës si dhe aprovon krijimin e një qeverie të përkohëshme palestineze me kryeqytet Kutsin duke filluar nga West Bank deri në Rripin Gazza. Përkrah kësaj, në dokument theksohet fakti se Hamasi do të vazhdoi me përkushtimin e tij për të realizuar parimet “e pandryshueshme” të lëvizjes që konsistojnë në vazhdimin e luftës ushtarake për çlirimin e të gjithë territorit primar të Palestinës si dhe kthimit të të gjithë refugjatëve në vendin e tyre.
Ndërsa pala tjetër e shoqërisë i qëndron këndvështrimit se Hamasi po ndjek hapat e PLO-së dhe se duke ndjekur këtë rrugë do të përfundojë në të njëjtën pikë duke hyrë përfundimisht në bisedime me Izraelin, që do të çojë deri në njohjen e Izraelit si një shtet, pavarësisht faktit se një gjë e këtillë nuk gjendet e përmendur asgjëkund në dokumentin e Hamasit. Nëse Hamasi do të kishte për qëllim që të ndiqte të njëjtën rrugë, të gjithë janë kruiozë të dinë se atëherë pse do të vazhdonte Hamasi të qëndronte i shkëputur nga kryetari Mahmud Abbas dhe nga Qeverisja e Palestinës dhe pse atëherë janë zhvilluar tre luftra të mëdha të Izraelit në Rripin Gazza kundër Hamasit, që kur ai morri në dorë qeverisjen e kësaj zone në vitin 2007.
Seria e koncesioneve të PLO-së filloi për herë të parë pas luftës Arabo-izraelite të vitit 1973 kur në vitin 1974 paraqiti për herë të parë dokumentin me Dhjetë Nene. Në atë kohë bëhej thirrje që të paktën të mund të shpëtohej çfarëdo lloj pjese e territorit të Plaestinës nga pushtimi i Izraelit. Ky hap i fundit e detyroi PLO-në që të pranonte kufinjë te pushtimit të vitit 1967 nëpërmjet pranimit të vendimit të Këshillit të Sigurisë së OKB-së numër 242. Një hap i këtillë e detyroi
PLO-në që të pranonte të hynte në marrëveshjet dhe bisedimet e Oslo-s dhe të pranonte vendimet që dilnin prej saj.
I kujtoj mjaft mirë përshëndetjet e mëdha, përqafimet pranimet dhe urimet në Algjeri në vitin 1988 kur u shpall pavarësia e Palestinës. Duke rikujtuar vargjet e autorit të njohur Mahmud Dervish dhe tekstit të akdemicienit Edward Said të cilat u publikuan në atë kohë nga mijëra gazeta të cilat shpallnin çlirimin dhe pavarësinë e Shtetit të Palestinës.
Megjithatë kjo shpallje e pavarësisë më pas u kthyen në detyrime që rrodhën nga Marrëveshjet e Oslo-s ku kërkohej të hiqej dorë nga lufta e armatosur kundër pushtimit, njohjen e Izraelit, krijimin e një formule dypalëse për realizimin e kufizuar të kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre si dhe pranimi i një qeverisjeje të kontrolluar në Gazza dhe Eriha.
Marrëveshjet e Oslo-s pasi ushtria e Irakut pushtoi në vitin 1991 Kuvajtin, udhëheqja e PLO-së u firmos për të shpëtuar nga përzgjedhja politike dhe nga falimentimin financiar. Rezultati që u arrit nga fimosja e marrëveshjeve të këtij lloji çoi që në një kohë kaq të shkurtër u shumfishua menjëherë dhe shkoi deri më 800 mijë persona numri i hebrenjve që ishin vendosur në West Bank dhe Kuts dhe për të cilët SHBA-ja formoi një forcë sigurie për mbrojtjen e tyre dhe më pas pas fillimit të Intifadës së Dytë të rmatosur, me pretekstin e sigurisë u bë shtetrrethimi, u burgos Jaser Arafati si dhe më pas u vra duke u helmuar.
Deklaratat e Meshalit të Hamasit, në lidhje me këtë program të ri në shumë kndvështrime i ngjason shumë dekaratave që Arafati pati bërë vite më parë në lidhje me Dhjetë Nenet dhe Shpalljen e Pavarësisë. Edhe atëherë, siç po veprohet edhe sot, ttheksohej fakti se në këto dokumente nuk bëhej fjalë për pranimin e një Palestine të pjesshme dhe se nuk do të hiqet dorë nga e drejta e refugjatëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe luftës së armatosur (kjo që shihet e pasqyruar në pjesën nën titullin “të gjitha mjetet e rezistencës” në dokumentin e Hamasit). Megjithatë, kush mund të na sigurojë çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe me popullin palestinez disa vite më vonë?
Bashkëngjitur me këtë, duke marrë parasysh eksperiencat e shumë lëvizjeve disa gjëra janë të parashikueshme. Së pari, Izraeli dhe mbështetësit e tij perëndimorë nuk do t’i pranojnë kurrë kushtet e palës palestineze për kthimin e refugjatëve palestinezë dhe pavarësinë e dhe krijimin e shtetit të Palestinës brenda kufinjve të vitit 1967 deri sa Palestina të pranojë tërësisht njohjen e Izraelit si dhe heqjen dorë nga e drejta e tyre për të kundërshtuar pushtimin izraelit me lëvizje të armatosura. Së dyti, asnjë organizate palestineze nuk do t’i hiqet titulli si organizatë terroriste për sa kohë ato nuk panojnë të heqin dorë nga kundërshtimi i armatosur dhe nuk panojnë të çarmatosen tërësisht. Për më tepër, së treti, palës palestineze do t’i kërkohet që të pranojë kushtin të hyjë drejtpërsëdrejti më bisedime me Izraelin dhe për më tepër do t’i kërkohet që të njohë të gjitha marrëveshjet deri më tani të bëra mes dy palëve duke përfshirë vendimet nga
Marrëveshjet e Oslos si dhe të gjithë marrëveshjet e tjera të firmosura dhe vendimet ndërkombëtare në lidhje me këtë temë.
Në thelb të pikave që u theksuan më lart mund të thuhet se janë marrë parasysh me përpikmëri faktet që kërkohet që një shumicë prej dy milionë njerëzish në Rripin e Gazzës të lihen në varfëri dhe të izolohen nëpërmjet bllokadave – të minimizohen pagesat për Qeverinë Palestinës, mbyllja e kufirit të Egjiptit si dhe masave izraelite për të ndërprerë energjinë elektrike dhe janë kthyer tashmë në objektiva.
Izraelitët dhe mbështetësit e tyre amerikanë dhe evropianë do të luturohen shumë me shpalljen e këtij dokumenti, megjithatë ata do të shprehen se ky dokument nuk do të sjellë shumë ndryshime në popullsi, për këtë arse do të kërkojnë edhe më shumë – dhe me shumë nënkuptohet që pala izraelite kërkoh heqjen odrë nga “terrorizmi” dhe të çarmatosen. Gjatë vizitave të tij në Gazza dhe në Doha, edhe ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e disa pjesëve të këtij dokumenti të Hamasit – dhe sigurisht është e dyshimtë nëse ai e ka bërë këtë gjë përnga dëshira e përzemërt që ka në të mirë të Hamasit dhe të popullit palestinez.
Në vitin 1967, kur shtetet arabe humbën luftën kundër Izraelit, lideri i PLO-së, i cili ua mblodhi ngushtë, Ahmed el-Shukejri u mënjanua nga Jaser Arafati dhe luftëtarët e rezistencës. Ndërsa, pasi Arafati e ktheu lëvizjen Fetih në një lëvizje “moderne” dhe pasi firmosi Marrëveshjet e Oslos u krijua një boshllëk dhe ky boshllëk është nga ata që janë prirur kah rezistencës dhe nga Hamasi Islamik. Në këtë situatë, pasi Hamasi dhe një pjesë e lidershipit të tij të hedhin këtë hap pragmatik, a do të mbete dikush që ta hedhë këtë hap? Shumë njerëz mendojnë se krahu ushtarak i lëvizjes do të ndërhyjnë në zonat e pushtuara, ku më parë PLO-ja kishte ndërmarrë hapa “paqësorë” për të parandaluar shkatërrimin dhe rrokullisjen në fund të humnerës.
Abbasi do të organizojë një vizitë të shkurtër në Washington për bisedimet që mund të sjellin rezultate të tmerrshme përsa i përket popullit plaestinez. Në një moment kur pozicioni i kësaj organizate është më i pambrojtur se kurrë, ky dokument politik i Hamasit do t pozicionojë atë në një vend më të rëndësishëm që do t kënaqë. Kjo është një dhuratë që se kishin menduar dhe që nuk e kanë merituar. /M.S/ ML