Interpoli heq Turqinë nga databaza pasi Ankaraja ngarkoi 60,000 “gylenistë të kërkuar”

Interpoli ka hequr Turqinë nga baza e të dhënave pasi Ankaraja ka ngarkuar një listë prej 60,000 njerëzish të kërkuar që kanë lidhje të dyshuara me atë që prokurorët turq e quajnë Organizata Terroriste Fethullahiste (FETÖ), njoftoi e përditëshmja Karar.

Vendimi për të pezulluar qasjen e Turqisë në bazën e të dhënave të individëve të kërkuar erdhi pas përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Sipas të përditshmes, Turqia ngarkoi emrat e anëtarëve të dyshuar të FETÖ-s, që besohet gjerësisht se kanë qenë pas grushtit të shtetit, pasi ata u larguan jashtë vendit.

Interpoli ka thënë se rasti përbënte “një çështje besimi”.

Qasja në bazën e të dhënave thuhet se është bllokuar për pothuajse një vit, pavarësisht protestës nga Turqia, që thotë se e bën më të lehtë për ndjekësit e predikuesit islamik me bazë në SHBA, Fethullah Gylen, për të udhëtuar nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pa një njoftim nga Interpoli, ata që u përpoqën për grusht shteti janë në gjendje të përdorin pasaportat e tyre të tanishme.

Baza e të dhënave e Interpolit, e cila përfshin informacionin e pasaportave të individëve të kërkuar, u mundëson vendeve të arrestojnë të dyshuarit pasi numrat e tyre të pasaportave të përcaktohen në sistem. Vendimi i Interpolit ka bllokuar që numrat e pasaportave të gylenistëve të dyshuar të shfaqen në sistem.

Sipas raportit të Karar, autoritetet turke i thanë sekretarit të përgjithshëm të Interpolit se emrat nuk u gjetën rastësisht, se hetimet ligjore po kryheshin në lidhje me mijëra anëtarë të dyshuar të FETÖ-s dhe se emrat u përcaktuan pas viteve të hetimeve ligjore.

Shumë të dyshuar Gylenistë ikën jashtë vendit pas tentativës, duke përfshirë prokurorët Zekeriya Öz, Fikret Seçen dhe Celal Kara.

Ushtarë të NATO-s, policë dhe burokratë janë midis atyre që kërkohen nga prokurorët në Turqi. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne