Irani konfiskon anijen naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë konfiskuar naftëmbajtësen britanike Stena Impero në Ngushticën e Hormuzit, njoftuan mediat iraniane. Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se naftëmbajtësja kishte ‘shmangur kursin’ e drejtimit përpara se të kapej.

Naftëmbajtësja Stema Impero ishte nisur në drejtim të Arabisë Saudite kur ajo e kishte lënë korridorin ndërkombëtar të detit dhe po lundronte në drejtim të veriut, drejt ishullit iranian të Qeshm-it, thanë të premten të dhënat mbi gjurmimin detar.

Naftëmbajtësja me kapacitet prej 30,000 tonësh është në pronësi të Stena Bulk dhe kishte si destinacion portin saudit Al Jubail.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se naftëmbajtësja ishte kapur nga njësitë detare të IRGC-së për “mos ndjekjen e rregulloreve ndërkombëtare detare”.

Kompania Stena Bulk lëshoi një deklaratë ku thoshte se anijes naftëmbajtëse “ju afruan disa anije të vogla të paidentifikuara dhe një helikopter gjatë tranzitit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa anija ishte në ujërat ndërkombëtare”.

Kompania aktualisht e ka të pamundur që të kontaktojë me anijen e cila po lundron drejt veriut për në Iran”.

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se janë “duke vlerësuar situatën pas raportimeve të një incidenti në Gjirin Persik”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne