Izraeli arreston 5 shtetas finlandezë, mes tyre një deputete

Policia izraelite ka arrestuar pesë shtetas finlandezë, përfshirë një deputete të këtij vendi të Evropës.

Deputetja finlandeze Anna Kontula dhe katër aktivistë humanitarë finlandezë u arrestuan nën pretendimet për gjoja tentim të kalimit të gardhit që ndan Izraelin nga pjesa e bllokuar palestineze e Gazës.

Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se aktivistët finlandezë kanë tentuar të kalojnë gardhin në shenjë proteste për krizën e madhe humanitare në Gaza.

“Ne presim që të gjithë vizitorët dhe veçanërisht zyrtarët publikë, të zbatojnë ligjet e Izraelit”, tha Ministriai zraelite e Punëve të Jashtme.

Ambasada finlandeze në Izrael nuk pranoi të komentojë incidentin duke thënë se aktiviteti i Anne Kontula ishte i karakterit privat dhe jo zyrtar.

Nga ana tjetër, Gaza dënoi arrestimin e aktivistëve finlandezë.

Palestinezët protestojnë në kufirin e enklavës së bllokuar të Gazës çdo të premte, duke kërkuar dhënien fund të bllokadës 12-vjeçare me të cilën Izraeli shkatërroi ekonominë e rajonit bregdetar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne