Bota

Kërkohet hetim nga Dhoma e Përfaqësuesve për abuzimet seksuale të Trump

Më shumë se 50 ligjvënës demokratë kërkuan nga Dhoma e Përfaqësuesve të hetojnë ankesat për ngacmimet seksuale që disa gra kanë paraqitur kundër presidentit Donald Trump.

Sipas Reuters, më shumë se 50 ligjvënës demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve në një letër të hënën theksuan se nuk mund t’i shpërfillnin gratë që kanë ngritur akuza kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Letra për Komitetin e Hetimeve të Dhomës së Përfaqësuesve fillestare është nënshkruar nga 17 ligjvënës dhe në të janë perënduar emrat e 56 përfaqësues të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që kanë nënshkruar letrën. Letra është përgatitur nga grupi Demokratik i Veprimit të Grave dhe të gjithë përfaqësuesit e grave Demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve. Letra ka kërkuar që Dhoma e Përfaqësuesve të hetojë ankesën e femrave kundër Trump për abuzim seksual. Gjatë dy viteve të fundit, më shumë se 12 gra kanë akuzuar Trump për abuzim seksual para se ai të hyjë në arenën politike. Shumë politikanë amerikanë janë akuzuar për abuzim seksual gjatë javëve të fundit. Uashington Post kohët e fundit raportoi se Shtëpia e Bardhë mbështet të akuzuarit e abuzimit seksual.