“Kriza e urisë në Nigeri nuk mund të tejkalohet sepse njerëzit janë përtacë”

Sulltani i shtetit veriperëndimor të Nigerisë, Sokoto, Muhammed Saad Ebubekir, pohoi se për shkak se njerëzit e vendit janë përtacë nuk mund të tejkalohet kriza e urisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulltani Ebubekir, në fjalimin të cilin e mbajti në Kongresin Popullor të 22-të të shtetit Sokoto foli mbi krizën ekonomike dhe luftën kundër urisë në vend.

“Po, në vendin tonë kemi problem me urinë por ne jemi shumë përtacë. Çdo herë presim ndihmë nga shteti ose nga njerëzit tjerë të pasur”, tha Sulltani Ebubekir, duke shtuar se askush nuk do t’i zgjidh problemet e tyre dhe se duhet të marrin më shumë hapa në fushën e bujqësisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se në Nigeri ndodhen më shumë se 1 milion persona nën rrezikun e urisë.

Për shkak të përleshjeve mes njësive ushtarake dhe organizatës terorriste Boko Haram, të cilat vazhdojnë që 7 vjet në verilindje të vendit dhe krizës ekonomike qindra mijëra nigerianë po ballafaqohen me problemin e ushqimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne