Lavrov: Raportet nuk konfirmojnë pretendimet e SHBA për sulmin në Khan Sheikhun

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se raporti i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike nuk konfirmon pretendimet e SHBA për sulmin ajror me armë kimike në rajonin Khan Sheikhun.

Sergei Lavrov duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, deklaroi se në raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike thuhet se hetuesit e kësaj organizate nuk janë të sigurtë se bombat kimike janë hedhur nga ajri dhe se ata nuk e dinë se si lëndët kimike janë gjendur në Khan Sheikhun”. “kjo hedh poshtë pretendimet e SHBA dhe të NATO-s se qeveria siriane ka kryer sulme ajrore kimike kundër popullatës në Khan Sheikhun”-shtoi shefi i diplomacisë ruse. Incidenti në qytetin Khan Sheikhun kishte krijuar shqetësim ndërkombëtar dhe presidenti amerikan, Donald Trump, me pretekste të pabaza dhe pa pritur hetimin ndërkombëtar, nisi një sulm ajror raketor në Siri, çka shkaktoi irritimin e Moskës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne