Lideri i ri i Hamasit do të jetojë në Gaza

Lideri i sapozgjedhur i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, Ismail Henijje do të qëndrojë me zyrë në Rripin e Gazës, e cila është tashmë më shumë se një dekadë nën bllokadë të plotë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Henijje do të qëndrojë në Gaza nga e cila do të largohet vetën nese e imponon situata. Sigurisht, si ushtrues i funksionit të ri do të ketë vizita zyrtare jashtë Rripit të Gazës”, ka thënë për AA zëdhënësi i Hamasit Hazem Qasim.

Ish-kryeministri palestinez Henijje dje u zgjodh për kryetar të Byrosë Politike të Hamasit, ndërsa në këtë detyrë ka trashëguar, Khaled Meshaal i cili ka mbajtur postin e kreut të Hamasit që nga viti 1996.

Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit është mbajtur me video konferencë në Gaza dhe në Doha, ku Meshaal ka jetuar në ekzil që nga viti 2012, kur pas 11 vitesh u detyrua të largohet nga Damasku për shkak të luftës në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne