Lul Basha behet katolik: nderon Zef Pllumin ne Kishe

Në 10-vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit, kryedemokrati Lulzim Basha lëshoi mesazhe të forta për politikën shqiptare.

Nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, Basha theksoi se vepra e At Zef Pllimit ‘Rrno vetëm për me tregue’ duhet të jetë pjesë e teksteve shkollore për të rinjtë, ndërsa tha se mesazhi i saj është aktual. Ai pohoi se sot qytetarëve u kërcënohet liria, siç është edhe liria e zgjedhjeve. Mes të tjerash Basha u bëri thirrje qytetarëve që të keqen ta mbyllin në muze.

“Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Së fundmi, dua të them se At Zef Pllumi, vepra, jeta e tij, virtytet e tij nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze e ka vendin e keqja e cila bën vend ditë për ditë në jetën e shqiptarëve. Qoftë ky bekimi i heshtur i At Zef Pllumit që shoqëria dhe qytetarët shqiptarë ta gjejnë forcë, ta kyçin të keqen në muze e ta zbresin të mirën në jetën e tyre të përditshme”, tha Basha./ BW

18193776_1648163181901523_3479797636103985317_n

22046954_1648163171901524_1456959545636342873_n

22049803_1648163155234859_892562990595174329_n

22089994_1648162971901544_981093725955100642_n

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne