Mashtrimi i publikut në lidhje me Jemenin

Pavarësisht faktit se kanë kaluar tre muaj pas Traktatit të Stokholmit për Paqen në Jemen, është zbuluar se kjo marrëveshje është bërë me përpjekjen për të mashtruar publikun në mënyrë që të largojnë presionin mbi Arabinë Saudite.

Marrëveshja e Paqes e Stokholmit u nënshkrua në dhjetor të vitit 2018 midis grupeve jemenase dhe mbikëqyrjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje, grupet jemenas ranë dakord për shkëmbimin e të burgosurve, armëpushimin në portin e Al Hudaydah dhe dërgimin e ndihmës humanitare në Jemen përmes këtij porti.

Objektivat kryesore të Marrëveshjes së Paqes së Stokholmit u paraqitën zbutja e krizës në Jemen, në hapin e parë dhe ndalimi i luftës së Jemenit, në hapin e dytë.

Por pas kësaj marrëveshje, kriza në Jemen është bërë edhe më e ashpër. Sipas raporteve, 788 persona janë vrarë në Jemen që nga bisedimet e paqes në Stokholm dhe më shumë se 1600 shtëpi, 385 fusha, 47 ndërmarrje dhe 13 shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar gjatë së njëjtës periudhë.

Gazeta britanike Independent, në lidhje me këtë çështje, ka shkruar se me marrëveshjen për armëpushim ishte planifikuar përfundimi i masakrave në luftën në Jemen dhe është pritur pakësimi i vdekjeve, por pas kësaj marrëveshje, numri i të vdekurve vetëm sa është rritur.

Edhe institucionet shëndetësore nga ana tjetër, kanë paralajmëruar se kjo çështje duhet të miratohet, dhe se pas marrëveshjes së paqes, është rritur numri i të vdekurve.

Pse Marrëveshja e Paqes e Stokholmit pati ndikim të kundërt në krizën e Jemenit?

Duket se arsyeja kryesore është se nisja e Negociatave të Paqes në Stokholm ishte bërë për të larguar presionet ndërkombëtare nga Arabina Saudite.

Arabia Saudite ishte nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të vrasjes së gazetarit të opozitës Jamal Khashoggi në Stamboll. Kjo vrasje çoi në një katastrofë humanitare më të dukshme në Jemen dhe shtyu bashkësinë ndërkombëtare që t’i bëjë presion Rijadit për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Në një mjedis të tillë, delegacioni i qeverisë së Jemenit, i cili ishte zhvendosur në Riad dhe kishte zbatuar vendimet e Al Saudit, kishte dhëmnë dorëheqje dhe reduktoi barrën e presionit ndërkombëtar mbi Al-Saud në një mënyrë që ishte mirëpritur nga marrëveshja e paqes në Negocimet e Paqes së Stokholmit.

Pas kësaj ngjarjeje, sauditët nuk i dhanë rëndësi zbatimit të neneve të kësaj marrëveshje dhe në kundërshtim me të, ata shkelën armëpushimin në portin Al Hudaydah mijëra herë.

Si rezultat i kësaj sjelljeje, populli jemenas është ende viktimë e vrasjeve të Al Saudit.

Ministri i Shëndetësisë i Jemenit, Taha al Mutawakkil tha se më shumë se 100,000 fëmijë jemenas kanë humbur jetën në vitin e kaluar si rezultat i sulmeve të Koalicionit Saudit-Amerikan dhe rrethimit të Jemenit.

Në të vërtetë, jemenasit kishin humbur jetën jo vetëm për shkak të bombardimeve, por më shumë edhe për shkak të sëmundjes, urisë dhe varfërisë. Natyrisht, edhe këto fatkeqësi burojnë nga lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit.

Pika e fundit që duhet trajtuar është dështimi i Marrëveshjes së Paqes së Stokholmit dhe zhdukja e shpresave të fundit për qetësimin e krizës së Jemenit. Prandaj është e domosdoshme që Kombet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore të ndjekin me seriozitet për të parandaluar që Marrëveshja e Paqes e Stokholmit të bëhet një moçal dështimi.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne