Nëse për Xhami buxheti është nga Turqia, atëherë edhe Katedralja u ndërtua nga buxheti i Vatikanit!

Nga Xhevdet Smakiqi
🕌&⛪ janë vlerat tona!
Nëse dëshiron me mësuar real politiken lexoje Prof.Ukshin Hotin i cili ka thënë shqiptarizmi mbetet absolut i barabartë sikurse te muslimani i krishteri apo ortodoksi shqiptarë.
Kush je ti ose kush jeni ju qe kualifikoni nje xhami si politike?
Nëse është buxheti nga Bashkesia Islame e Turqisë, atëherë edhe Katedralja u ndërtua nga buxheti vullnetar i Vatikanit dhe besimtarëve katolik kudo në botë.
Cili pra është kriteri qe ti ose ju e kualifikoni një objekt fetar si politik.
Ju jeni kategoria e servilëve politik te qarqeve anti kombëtare.
Shqiptari i thjeshtë i ndershëm i ka bashkë bajram e pashkë” Pashko Vasa.
Mediat duhet zvogëluar dhe eleminuar kategorinë e debatuesve dhe perqarësve.
Toleranca fetare e kombit tonë janë xhamia dhe kisha me monumetale me shekuj.
Xhamia nuk na bëri Turqi e as Kisha Itali.
Ne jetojmë si besimtar ne trungun kombëtar me shekuj.
Xhamia dhe Kisha hijeshojnë Prishtinen dhe madhështojnë tolerancen fetare.
Stop debatit te ateistëve frikacak nga zoti.
Xhamia do te ndërtohet sa me shpejt./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne