Shqiperia

Nis protesta e diasporës: Rama duhet të hiqet një orë e më parë

Ka nisur dita e dytë e protestës së organizuar nga shqiptarët e diasporës, të cilët ndodhen sot përpara kryeministrisë.

Kësaj proteste si dje dhe sot i janë bashkuar dhe qytetarë të Tiranës, banorë që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe padyshim studentët.

Të parët që kanë marrë fjalën në takimin e sotëm kanë qenë banorët e zonës së Astirit, protesta e të cilëve ka qenë maratonë për rreth 2 muaj.
Një prej banorëve të Astirit u shpreh se ata mbështesin këtë protestë.

‘’Kur nisëm protestën ishim skeptikë për rezultatin. U munduan që të na përçanin, na futën dhe në burg, na kërcënuar, po nuk ia dolën dot”, u shpreh një protestues.

“Rama është i qelbur nga koka, duhet të hiqet një orë e më parë që aty”, thotë një tjetër prej qytetarëve të pranishëm.

Një tjetër shprehet se Rama po kërkon të mashtrojë shqiptarët me lëvizjet e ministrave, ndërsa i ka bërë thirrje që të largohet sa nuk është vonë.

‘’Kë do të mashtrojë Rama. Nxori pretekstin se po largonte ministrat me mandat 5 vjeçar, po të na thotë një çikë Senida Mesi, ajo zëvendës kryeministërja, 5 vite kishte. I bëj thirrje Edi Ramës mos mashtrojë qytetarët, por të largohet sa nuk është vonë.

Mos e prit Vitin e Ri. Studentët e Shqipërisë shpresoj do ta nxjerrin që aty”.