Njohja zyrtare e Izraelit, mohim i së drejtave të palestinezëve

Një prej anëtareve të Xhihadit Islamik Palestinës në Gaza tha se populli palestinez çdo marrëveshje me regjimin sionist konsiderohet në dëm të aspiratave të Palestinës.

Khaled Batesh, ka thënë së çdo vend arab që njeh zyrtarisht regjimin sionist, mohon të drejtat e kombit palestinez. Çështja palestineze dhe e Kodsit të shenjtë që është kibla e parë e myslimanëve, është një prej çështjeve themelore të botës islame dhe mbrojtja e tyre është përgjegjësi fetare dhe njerëzore e çdo njeriut. Më herët Ajub Kara ministër i informacionit i regjimit sionist ka thënë se Izraeli dhe Arabia Saudite me anë të ndërmjetësuesve amerikane kanë përgatitur të gjitha kushtet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Arabia Saudite si hapin e parë të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist ka lejuar kompaninë ajrore izraelite El Al Airline që të shfrytëzojë hapësirën ajrore të Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne