OBI: Izraeli është duke u përpjekur të ndryshojë identitetin e Palestinës

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka dënuar planin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të aneksuar zonat e Bregut Perëndimor, duke e cilësuar atë si një premtim zgjedhor që është pjesë e planeve më të gjera të Tel Avivit për të ndryshuar identitetin e Palestinës.

Duke folur të Dielën në një takim të jashtëzakonshëm të OBI në Xheddah, Yousef bin Ahmad al-Othaimen, sekretari i përgjithshëm i organizatës, dënoi vendimin e fundit të Netanjahut, duke iu referuar planit të tij si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të ndryshuar identitetin historik të Palestinës .

Ai vuri në dukje se takimi i jashtëzakonshëm i OBI tregon se çështja palestineze është një çështje qendrore e Botës Islame, duke e përshkruar njoftimin e fundit të Netanjahut si një veprim “të papërgjegjshëm” që ekspozon politikën sistematike kolonizuese të Izraelit.

Shefi i OBI theksoi se plani “agresiv” i Izraelit shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke shtuar: “Ne konfirmojmë kundërshtimin tonë të plotë të agresionit të qeverisë izraelite kundër sovranitetit të territoreve arabe.” OBI gjithashtu kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare t’u japë fund politikave “agresive” të Izraelit kundër popullit palestinez. Othaimeen theksoi se “nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa gjetur një zgjidhje të drejtë për çështjen palestineze.”/parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne