Rajoni

Pas Shqipërisë, Presidenti i KiE viziton Maqedoninë e Veriut: Shumica e vendeve të BE duan një metodë të re zgjerimi

Pas Shqipërisë, Presidenti i KiE Charles Michel ka vizituar Maqedoninë e Veriut  ku është shprehur se shumica e vendeve të BE duan një metodologji të re të zgjerimit.

Në fillim këtë e propozoi dhe Macron, i cili ishte faktori kyç që solli moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 17- 18 tetor të 2019. Por tani Michel thotë se kjo është një dëshirë e shumicës së vendeve, por me rëndësi është që këto vende të bien dakort për metodën e re.

Po ashtu Charles Michel përmendi sërish detyrat që ka për të bërë Shqipëria dhe Maqedonia si dhe i mbeti qëndrimit që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë vetëm drejt BE.

‘’Shumica e vendeve të BE duan një metodologji të re të por për 27 vendet është me rëndësi të arrihet pëlqimi mbi mënyrën e pëlqimit të BE. Me rëndësi është  dhe sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit si dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës, por edhe fqinjësia e mirë me anëtarin e BE Bullgarinë’’- tha Charles Michel sipas VOA./balkanweb/