Racizëm edhe në kishën greke, prifti i mohon një gruaje shërbimin fetar se është shqiptare

Një grua shqiptare që jeton në Greqi nuk ka mundur dot të kryejë të plotë ritualin fetar në kishë, për shkak të kombësisë së saj.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke dhe ka ndodhur në një fshat të krahinës së Ahaias, në gadishullin e Peleponezit.

Mediat greke raportojnë se kjo ngjarje ka sjellë një pështjellim të madh në fshatin Moiraika. Kanë qenë vetë banorët e fshatit që e kanë denoncuar priftin.

Sipas banorëve prifti i kishës së fshatit nuk i ka dhënë bekimin e shenjtë një gruaje me arsyetimin se ajo është shqiptare.

Sapo banorët kanë dëgjuar këto fjalë të priftit shumë prej tyre kanë reaguar ashpër në mbrojtje të gruas. Ata shprehen se gruaja ka mbi 10 vite që jeton në fshatin e tyre dhe është e pagëzuar si besimtare ortodokse, ndaj dhe nuk e kuptojnë këtë veprim të priftit.

Por nga sa bëhet e ditur nga mediat greke prifti ka këmbëngulur në vendimin e tij dhe ka refuzuar që t’i japë shërbimin fetar gruas shqiptare, bën me dije “Shqiptarja.com”.

Është për t’u habitur për të këtë qëndrim të pastër racist nga një përfaqësues i klerit ortodoks, kur besimi i krishterë ka në thelb të doktrinës së tij dashurinë për të gjithë njerëzit pa dallim kombësie e race.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne