Rama: Kemi diplomatë delenxhinj dhe parazitë

Ditën e diel në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re të vendit pas fitores së zgjedhjeve në 25 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rama gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë në botë, të cilëve u bëri një ‘dush të ftohtë’.

Struktura e re e qeverisjes, do të shoqërohet me emra të rinj ministrash dhe ndryshime në kabinetin ‘Rama 2’.

Pas kritikave të ashpra ndaj ambasadorëve, Rama paralajmëroi shkarkime dhe një përmbysje rrënjësore në Ministrinë e Jashtme, e cila do të fillojë me një ministër të ri.

Rama: Do të ketë një ministër të ri të Jashtëm 
Kryeministri foli gjatë fjalës së tij për një ministër të ri në Ministrinë e Jashtme duke lënë të nënkuptohet se Bushati nuk do të jetë në krye të diplomacisë shqiptare në mandatin e dytë.

“Pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, do i kërkoj ministrit të ri një takim për një diskutim të brendshëm në funksion të rolit që duhet të marrë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit” tha Rama.

“Diplomatë delenxhinj” Rama paralajmëron shkarkime
Ai u shpreh se puna e ambasadorëve në raport me ekonominë e vendit ka qenë e dobët, ndërsa shtoi se ka akoma diplomatë parazitë dhe delenxhinj.

Kryeministri deklaroi se do të ketë një organizim për një projekt të ri për trupin diplomatik, ndërsa i paralajmëroi ambasadorët për shkarkim nëse gjendja nuk ndryshon brenda vitit.

Cdo tre muaj dua nga një raport, pasqyrë për secilën përfaqësi diplomatike të vendit në raport me ekonominë.

Duhet të nisim planin kombëtar të Diplomacisë në Ekonomi për dekadën e ardhshme për investimet e huaja dhe shkëmbimet tregtare.

Nuk na duhen diplomatë të rraskapitur, nuk na ndihmojnë diplomatë që ke dëshirë ti harrosh sapo u kthen shpinën.

Është bërë goxha pastrim në këto katër vite nga parazitët në përfaqësitë tona, por ende kemi diplomatë delenxhinj dhe parazitë.

Ka akoma në radhët e shoferëve të ambasadave që gjendet ndonjë ‘kallcak’. Duhet të jemi të organizuar për të vendosur vendin dhe planet e zhvillimit përpara të gjithë syve të të huajve.

Duhet organizim mes shërbimit të jashtëm, ministrisë bazë dhe ministrive dhe agjencive të tjera.

Vitin e ardhëm do të jetë gjysma e sallës nëse ambasadat nuk do të justifikojnë arsyen e ekzistencës së tyre. Nuk i pranoj teoritë mbi nevojën e ambasadave që vetëm harxhojnë.

E gjithë qeverisja që nga qeveria e re, do të ngrihet mbi parimin; më shumë me më pak. Ky parim do të jetë edhe për sektorët e tjera.

Nuk kemi se përse shtojmë ambasadat, por të shtojmë kontaktet. Duhet një përmbysje e madhe të shërbimit diplomatik në funksion të zhvillimit të vendit, na duhet kreativitet dhe pragmatizëm, që sot janë të fjetura” deklaroi Rama.

Rama:Brenda mandatit rritim rrogën e ambasadorëve
Kryeministri Edi Rama duke folur për diplomacinë në ministrinë e Jashtme, ka deklaruar para kamerave që shumë shpejtë do të ketë edhe një rritje rroge për diplomatët shqiptarë.

“Nuk diskutohet që do të bëjmë më shumë për të garantuar mundësi e kushte dinjitoze në punën dhe jetesën tuaj. Ju kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin mundësi të rritjes së kontributit financiar për ju.

Diferenca e pagave të diplomatëve tanë dhe atyre të vendeve të rajonit, për të mos folur për ata të Bashkimit Europianë është shumë e madhe. Ka ardhur koha që të diferencat të kushtohen brenda këtij mandati”, është shprehur Rama, i cili nuk ka hezituar që t’i bëjë katër viteve të qeverisë të edhe kritika për punën në e bërë me diplomacinë.

Rama: Ministër shteti për shqiptarët jashtë Atdheut
Gjithashtu gjatës fjalës së tij Rama zbuloi edhe disa detaje nga kabineti i ri, teksa deklaroi se do të ketë një Ministër Shteti për shqiptarët jashtë Atdheut.

Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Marrëdhëniet ndër shqiptare në rajon kërkojnë vëmendje të fokusuar nga niveli më i lartë i qeverisë.

Në këtë aspekt ministrja e jashtme ka nevojë për një krah të fortë, një forcë të re me fuqi politike, që buron direk nga niveli i kryeministrit.

Vendosja e një ministri shteti ndihmon. Ne nuk e kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjes që të përfshimë do qelizë të trurit shqiptar” deklaroi Rama.

Kryeministri Rama kujton takimin e Fatos Nanos para 15 vitesh
Gjatë fjalës së tij me ambasadorët, Rama ka kujtuar edhe Fatos Nanon, kur u shpreh se një takim të ngjashëm e pati para 15 viteve ish-kryeministri.

“Një takim të ngjashëm e pati bërë më parë kryeministri Fatos Nano para 15 viteve.

E vlerësoj cilësinë e përmirësuar të shërbimit sidomos konsullor, pasi është ulur korrupsioni, ankthi dhe stresi te bashkatdhetarët. Shërbimi kaloi online dhe rruga që kemi nisur është e duhura.

E kam kërkuar këtë takim për rolin e shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjeçare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë.

A jetoni në lartësinë që iu ka ngrit shteti, shqiptarët presin që ju të shkëlqeni dhe të justifikoni lartësinë e pozicionit tuaj.

Për të rifituar kohën e humbur diplomacia klasike nuk mund të jetë më opsion që ne mund të pajtohemi.

Mos u mjaftoni me raportime për takime periferike, disave nuk u hapen dyert pasi nuk kanë kulturën të artikulohen në gjuhën anëtare” deklaroi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne