Ruhani ka refuzuar bisedën telefonike me Trumpin

Pretendohet se Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani gjatë punimeve të sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së refuzoi ndonjë bisedë telefonike të mundshme me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

“New York Times” raporton se një diplomaci e mundshme telefonike midis Trumpit dhe Ruhanit, e cila erdhi në rend të ditës në momentin e fundit me ndërmjetësimin e Francës, mbeti pa rezultat me refuzimin e Ruhanit.

Në lajm thuhet se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e vizitoi hotelin që ndodhet përballë godinës së OKB-së në Nju-Jork dhe delegacionit iranian i përcolli propozimin për një bisedë telefonike mes Trupit dhe Ruhanit.

Në mes tjerash në lajm thuhet se propozimi i Macronit iu përcoll Ruhanit nëpërmjet këshilltarëve të tij, ndërsa bëhet e ditur se ishte përgatitur edhe një dhomë e sigurt për bisedë telefonike mes Trumpit dhe Ruhani.

Në lajm gjithashtu thuhet që ndërkohë që Trumpi priste në skajin tjetër të linjës telefonike, Ruhani as që doli nga dhoma e tij.

Gjithashtu u tha se Ruhani kishte frikë nga reagimet në politikën e brendshme që do të shfaqeshin pas ndonjë bisede të mundshme telefonike me Trumpin.

Ali Vaez, Drejtori i Programit për Iranin, theksoi se Ruhani nuk mund të rrezikojë të takohet me Trumpin për shkak të kostos së këtij takimi në politikën e brendshme. Ai tha se Ruhani nuk do të rrezikojë nëse nuk sigurohet se kjo do të kishte sukses në çështjen e sanksioneve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne