Bota

Rusia duhet të pranojë sfidat e kohës

Vladimir Putini ka dhënë betimin dhe ka filluat mandatin e ri, të katërtin me radhë, të presidentit të Rusisë. Në solemnitetin e përgatitur në Pallatin e madh të Kremljinit ka porosit se kuptimi i tij i jetës, është të bëjë gjithë çka mundet për Rusinë.

Ai ka deklaruar se “ndjen përgjegjësin e madhe para popullit dhe Rusisë, para historisë njëmijëvjeqare të shtetësisë ruse dhe paraardhësve të tij”.”Betohem se në pajtim me përgjegjësit e Federatës ruse do të respektojë dhe mbrojë të drejtat dhe liritë e njerëzve dhe qytetarëve, do të respektojë dhe mbrojë Kushtetutën e Federatës ruse, do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë, sigurinë dhe tërësinë e shtetit dhe me besnikëri do të shërbej popullit”, shkruan në tekstin e betimit të cilën e ka lexuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putini.

“Rusia duhet të jetë bashkëkohore dhe dinamike, me guxim duhet të pranojë sfidat e kohës dhe të forcojë lidershipin e saj në sferat në të cilat kemi qenë tradicionalisht të fuqishëm. Rusia do të jetë e fuqishme gjera populli do të jetojë më mirë. Historia nuk fal dy gjëra, indiferencën dhe diskrepancën”, ceku Putini.

Putini në zgjedhjet e 18marsit bindshëm ka fituar duke marrë më shumë se 76% të votave, dhe se do të mbaj çelësat e Kremilinit gjer në vitin 2024 me ç’rast do të mbush 72 vjet. Putini udhëheq me Rusinë që nga viti 2000 si kryeministër dhe si president, ish zyrtari i KGB-së erdhi në pushtet në vitin 2000 duke zëvendësuar Boris Jelcinin në detyrën e presidentit të një vendit jostabil dhe ekonomikisht të dobët. Numri i madh i bashkëkombësve e falënderon atë se për shkak të fitimit nga nafta i ka sjell shtetit stabilitet dhe zhvillim, ndërsa kritikët e kritikojnë për shkak të kufizimit të drejtave njerëzore dhe lirive mediale.

Në skenën ndërkombëtare është munduar që të ripërtërijë ndikimin rus në botë, të dobësuar pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik të cilën e quajti “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shek. XX-të” dhe vitet kaotike të sundimit të ish presidentit rus Boris Jelcin. Ashtu që në vitin 2014 filloi të ripërtërijë”Rusinë e madhe” duke ia bashkangjitur gadishullin e Krimesë, që e realizoi me intervenimin e forcave speciale ruse dhe referendumin e organizuar disa ditë më pas të cilat Kijevi dhe Perëndimi e kanë vlerësuar si veprime të kundërligjshme.

Ky operacion e ka rritur reputacionin e tij në vend, por ka inkurajuar krizën më të madhe në mes Rusisë dhe Perëndimit nga fundi i Luftës së ftohtë, Perëndimi e akuzon Moskën se po e mbështet ushtarakisht edhe kryengritjen në lindje të Ukrainës, të cilën Moska kategorish e refuzon si të tillë.

Burimi : Global Cir/ ML

OPINIONE