Shkup, mbështetje për operacionin “Burimi i Paqes”

Në Shkup është mbajtur “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin e forcave turke “Burimi i Paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lutja e fitores” është kryer para namazit të sabahut me leximin e sures El-Feth ndërsa gjithashtu janë bërë lutje për mbështetje ndaj ushtarëve pjesëmarrës në operacion.

Këshilltari për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në deklaratën për AA, tha se janë mbledhur për të treguar se edhe në këto troje ka njerëz që e duan Turqinë, duke shtuar se kanë lexuar suren El-Feth dhe kanë bërë lutje.

Ai theksoi se janë mbledhur në Shkupin të cilin e konsiderojnë si zemra e Ballkanit për të treguar se Turqia gjithkund ka bashkëfetarë, bashkëatdhetarë dhe vëllezër duke shtuar se ka patur interes të madh nga të rinjtë, populli dhe esnafi.

“Kur bëhet fjalë për Turqinë, në Ballkan tek secili ndodh një shenjë gëzimi”, tha ai.

Alkan gjithashtu rikujtoi se “lutja e fitores” do të kryhet edhe në të gjitha xhamitë e Turqisë.

Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne