Bota

Slobodan Praljak: Kriminel lufte apo hero kroat?

nga Selma Milovanovic.

Menjëherë pasi Slobodan Praljak, krimineli kroat i Luftës së Bosnjess i cili piu helm në një sallë gjyqi në Hagë pas konfirmimit të dënimit me 20 vjet burg për krimet e kryera gjatë Luftës së Bosnjes, opinioni publik ne Ballkan u nda në qëndrime të ndryshime.

Për disa ky ishte akti përfundimtar i dëshpëruar i një keqbërësi egoist; për të tjerët ishte akti i një heroi të akuzuar gabimisht.

Gazetari Amer Obradoviç, i cili si adoleshent kishte vuajtur tmerret në një kamp burgu të drejtuar nga ushtarët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) nën komandën e përgjithshme të Praljakut, shkroi në Twitter: “Njerëzit që ishin me mua në kamp i mbijetuan torturave të tmerrshme, por asnjë e tyre nuk e vrau veten. Njerzit që mbahen të burgosur në kamp janë njerëz të guximshëm, kurse liderët e mëdhenj të ushtrisë dhe gjeneralët e saj janë thjesht disa frikacakë.

Për disa të tjerë Praljaku dukej “hero”, madje pati edhe disa nga gazetarët e mediave kroate që e konsideruan të tille në Twitter

Në mbrëmje, në kishat katolike përgjatë Herzegovinës u mbajtën mesha. Të enjten, Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, i cili u kthye në Zagreb duke shkurtuar një udhëtim për në Islandë, tha për Praljakun se ai ishte një njeri që preferoi të jepte jetën e tij, pasi u dënua për krime që ai besonte me vendosmëri se nuk i kishte kryer. Veprimi i tij e goditi thellë zemrën e popullit kroat dhe e la Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë me peshën e përjetëshme të dyshimit për përmbushjen e detyrave të tij”.

Praljaku i dha fund jetës në ditën e 29 nëntorit, e cila festohej në ish Republikën Federale Federale të Jugosllavisë si Dita e Republikës.

Kush ishte Slobodan Praljak, ish-gjeneral i HVO-së në minishtetin e vetëshpallur të Herzeg-Bosnjës, pjesë e Bosnjës dhe Herzegovinës gjatë luftës së viteve 1992-1995?

Praljak lindi më 2 janar 1945 në Capljinë në jug të Bosnjë dhe Herzegovinës afër kufirit kroat.

Babai i tij, Mirko, ishte një zyrtar i sigurisë shtetërore në ish Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore.

Slobodan Praljak ndoqi shkollën e mesme në Siroki Brijeg afër Čapljinës. Për gjashtë vjet ai ishte në të njëjtën klasë me Gojko Susak, më vonë ministri kroat i mbrojtjes.

Praljak përfundoi arsimin e tij në Zagreb, Kroaci, duke fituar tre diploma universitare në fillim të viteve 70, Bachelor i Inxhinierisë Elektrike, Bachelor i Filozofisë dhe Sociologjisë si dhe regjizurë në Akademinë e atëhershme të Arteve Dramatike.

Ai filloi karrierën e tij si menaxher i laboratorit elektronik në Shkollën e Lartë Profesionale Nikola Tesla në Zagreb dhe më vonë punoi si drejtor i teatrit dhe televizorit. Në vitin 1989, ai drejtoi edhe një film.

Pas një contakti të shkurtër me politikën, në shtator 1991, katër muaj pasi kishte filluar lufta në Kroaci, Praljak u nis vullnetarisht për në Sunja, pranë Sisakut në Kroacinë qendrore, ku drejtoi operacionet e mbrojtjes.

Ai u bë kolonel i Ushtrisë Kroate në nëntor 1991. Në vitin e ardhshëm ai bëhet brigadier dhe asistent i ministrit të mbrojtjes.

Në prill të vitit 1992, ai vullnetarisht shkoi në Herzegovinën juglindore për të qenë komandant në zonat që përfshinin vendlindjen e tij si Capljina, Mostar, Jabllanicë dhe Konjic.

Sipas kërkesës së tij, ai u lirua nga detyrat e tij në Ushtrinë Kroate dhe u bë gjeneral i HVO-së në Bosnje dhe Herzegovinë në korrik të vitit 1993. HVO përbëhej kryesisht nga kroatët boshnjakë.

Ai u kthye në Ushtrinë Kroate në nëntor të vitit 1993, ku mbajti poste të ndryshme, njëra prej të cilave ishte kreu i kabinetit ushtarak të ish presidentit kroat Franjo Tuxhman.

Sipas ICTY, Praljak ishte lidhja kryesore midis udhëheqësve politikë të Republikës së Kroacisë dhe udhëheqësve të minishtetit të shkëputur dhe të panjohur ndërkombëtarisht të “Herzeg-Bosnjës”.

Dënimi i tij me burg u dërgua në apel krahas atyre të udhëheqësve të tjerë kroatë boshnjakë, ish-kryeministrit të “Herzeg-Bosnjës” Jadranko Prliç dhe katër të tjerëve.

Gjykata e Apelit e TPNJ-së deklaroi se ishte zhvilluar një konflikt i armatosur ndërkombëtar dhe ishte ngritur një shtet okupator gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Herzegovinë. Ajo vuri ne dukje ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët kriminal që synonte spastrimin etnik të myslimanëve të Bosnjes dhe Hercegovinës me qëllim që të aneksohej Herzeg-Bosnja në Kroaci. Ajo vendosi se presidenti i parë i Kroacisë, Franjo Tuxhman ishte pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Herzegovinës, Bakir Izetbegovic më herët tha se Tribunali i Hagës kishte vënë “një vulë ndërkombëtare në anën e errët të së vërtetës rreth formimit dhe veprimeve të ‘Herceg Bosnjës”.

Ai tha se politikat kroate të zhvilluara në Zagreb dhe Bosnjë Hercegovinë ishin me dy fytyra. “Njëra ishte aktiviteti i përbashkët kriminal i dështuar i cili çoi në vuajtje të tmerrshme ndërsa fytyra tjetër e ndritshme e politikës kroate ishte mundi i derdhur për përfundimin e konfliktit, kujdesi për boshnjakët e dëbuar gjatë kohës së luftës si dhe lufta krah për krah e ushtrisë se Republikës së BiH dhe HVO-së deri në përfundimin e luftës”.

Parlamenti kroat të enjten mbajti një heshtje për Praljakun. Deputetët e opozitës të socialdemokratëve dhe Aleancës Qytetare Liberale (GLAS) nuk morën pjesë. Ish ministri i jashtëm kroat dhe deputetja e GLAS Vesna Pusic morën kërcënime me vdekje për kritikimin e “politikës së gabuar kroate të viteve 90”.

Deputeti i GLAS, Goran Beus Richembergh gjithashtu mori kërcënime me vdekje pas etiketimit të bërë në Facebook ndaj Praljakut si krimineli i luftës dhe pretendimeve se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) qeverisës po keqpërdorte Parlamentin.

Kryeministri i Kroacisë dhe presidentja e vendit bënë deklarata të forta.

“Dje në Hagë, nuk pati dënim as për Republikën e Kroacisë dhe as për kroatët e Bosnjës dhe Herzegovinës. Kroacia nuk ishte nje vend agresor”, tha Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç.

“Ish-presidenti serb Slobodan Miloshevic dhe Ushtria Kombëtare Jugosllave ishin ata që sulmuan Kroacinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Ato janë fakte të njohura. Kroacia nuk sulmoi askënd. ”

Tribunali Ndërkombëtar në Hagë ende duhet të vendosë për rigjykimin e ish shefave të sigurisë serbe, Jovica Stanisic dhe Franko Simatoviç, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kroaci dhe Bosnje dhe Herzegovinë.

Një nga pjesët kyçe të aktakuzës merret me aktivitetin e përbashkët kriminal që përfshinte ish presidentin serb Slobodan Millosheviç dhe persona të tjerë./ aljazeera/ Gazeta Impakt