Turqi – 11 të vdekur nga fundosja e barkës me emigrantë të parregullt në Çesme të Izmirit

Në afërsi të brigjeve të nënprefekturës ÇesmeIzmiritjanë gjetur trupat e pajetë të 11 personave, në mesin e të cilëve 8 fëmijë, të cilët humbën jetën si pasojë e fundosjes së barkës me emigrantë të parregullt, ndërsa u arrit të shpëtohen 8 persona të tjerë.

Në mbrëmje nga deti u dëgjuan britmat e njerëzve dhe për këtë u njoftua xhandarmëria.

Pas arritjes në vend të ngjarjes të ekipeve të rojeve bregdetare u zbulua se ishte fundosur një barkës me emigrantë të parregullt.

Ekipet shpëtuan 8 persona, ndërsa gjetën edhe trupat e pajetë të 11 personave, në mesin e tyre 8 fëmijë.

Pasi emigrantët e shpëtuar njoftuan se në barkë kanë qenë 19 persona ekipet i dhanë fund punimeve të kërkim-shpëtimit.

Mësohet se 8 emigrantët e shpëtuar që po mjekohen në spital janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë bëhet e ditur se po vazhdojnë punimet për përcaktimin e identitetit të viktimave që humbën jetën në këtë ngjarje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne