YALTA E RE APO KASAPHANE E RE.!?

Nga Savash VELIU

Më habit propozimi i Putinit për një Jaltë të Re në prag të 75 vjetorit të Konferencës së Jaltës të tre fuqive të mëdha ‘’fituese’’ të Luftës së Dytë Botërore, SHBA, BRSS, Britani e Madhe, (4-11 shkurt 1945), që edhe brenda vitit 2020 të organizohet një samit të liderëve të pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB,  Rusi, Kinë, SHBA, Britani e Madhe, Francë, dhe paramendoni këta ‘’faqezinjë’’ shkaktar i Dy Luftërave shkatërruese dhe vuajtjesh të mëdha të njerëzimit paturpësisht krekosen të jenë ’’paqëruajtësit’’ e botës, dmth… sërish ’’Delet t’i jepen në ruajtje të Ujkut’’. Çfarë hipokrizie!? Pesë fuqitë që deklarojnë dhe mburren se mbajnë përgjegjësi të posaçme për ruajtjen e civilizimit, mund dhe duhet të japin një shembull të ri. Çfarë shembull i ri të ruajtjes së civilizimit mund të japin kasapët e atëhershëm dhe të sotëm kur në esenc u mungon kultura më bazike e civilizimit që bota e sheh të bëmat e tyre antinjerëzore me vite të tëra përmes mediave televizive ashiqare.

Paradigma e tyre vazhdon mbi Përallat se “Pesë shtetet themeluese të OKB’s, kanë dhanë kontributin kryesor në disfatën e agresorit dhe në krijimin e sistemit botëror të pasluftës, e cila do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në kërkim të përgjigjeve kolektive edhe për sfidat modern të kohës.

Poe nuk mund të lihet pa përmendur se Jaltën e re e ka propozuar shteti, që shkatërroi Çeçenin dhe aneksoi me dhunë Krimenë që ka provokuar konfliktin e zgjatur në Ukrainë si dhe në Siri. Vështirë të mendohet se mund të jetë efikas diskutimi i krizës së Sirisë në Jaltën e re pa pjesëmarrjen e Turqisë apo të Iranit. Po kështu nuk mund të mendohet për efikasitet në diskutimin e çeshtjeve të konflikteve në Azi apo në Oqeanin Indian apo në Paqësor pa pjesëmarrjen e Indisë dhe të Japonisë.

Tani sipas Moskës, konferencë e re, duhet të japë përgjigje për sfidat e reja dhe zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, duke ushtruar përgjegjësitë e tyre historike. Kjo proklamohetë nga ma të papërgjegjshmit e ma të pamoralshmit mes njerëzimit. Dhe ky Propozim për një samit të pesë liderëve të shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB deri tani ka marrë përgjigje pozitive nga Presidenti i Francës Makron që me një shpejtësi të pazakontë diplomatike, shprehu mbështetjen duke deklaruar se sot pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB jemi garantuesit e paqes globale”, dhe pas tij u deklarua edhe Kina.

I tillë qe sistemi i dakorduar në Konferencën e Jaltës në 1945, që ndërtoi destabilitetin më të madh ndërkombëtar e bazuar në parimin bipolar të drejtimit të botës me parametrat ideologjikë të kohës ‘’Majtas-Djathtas’’, ose i njëjti përshesh por i servuar në ‘’dy tasa’’ të veçuara.

Përsëritja e një konference të re të Jaltës 75 vjet më vonë dhe me një ekskluzivitet të pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB, kinse kërkon në rradhë të parë konsiderimin e realiteteve të reja të krijuara në sistemin ndërkombëtar të shteteve, të kushteve dhe të rrethanave të reja të botës së sotme. Por harojnë se; një gjë të kundërt me vite propozohet nga presidenti i Turqisë Erdogani për një botë më të madhe se ‘’Pesëshja e Këshillit të Sigurimit’’ e cila tregoj dobësin dhe robërimin më të përgjakshëm prej hegjemonisë imperialiste në fjalë. Por gjithashtu dihet se në KS të OKB nuk ka asnjë shtet anëtar të përhershëm nga bota islame që sot përfaqson një të tretën e popullsisë botërore në të cilën shihet lider Turqia.

Ky Samit i pesë shteteve anëtare të përhershme të KS të OKB do të diskutojë konfliktet në rajone të ndryshme dhe është përmendur konkretisht Libia. Por a mund të mendohet se do të jetë efikase që Jalta e re të diskutojë çeshtjen e Libisë pa pjesëmarrjen e Turqisë dhe shtetit legal Libian vetëm me Gjermaninë, e cila muajin e kaluar organizoi në Berlin samitin e posaçëm për Libinë? Vështirë të mendohet se do të jetë efikas një diskutim në Jaltën e re për krizën e Ukrainës Lindore dhe të Krimesë pa pjesëmarrjen e Turqisë dhe Gjermanisë.

Është vështirë të konceptohet sot se vendimet botërore mund të kenë efikasitetin ndërkombëtar pa pjesëmarrjen e fuqive të tilla të mëdha si India, Japonia, Gjermania, Brazili, Turqia etj. Sot kemi dy fuqi bërthamore si India dhe Pakistani, që me numër popullsie janë më të mëdha se Rusia, Franca e Britania, dhe që nuk janë anëtare të përhershme të KS të OKB. Ndryshimet e mëdha të ndodhura në raportet e fuqisë kanë nxitur qysh në vitin 1993 presionet dhe kërkesat e fuqishme për reforma në sistemin ekzistues të vjetëruar të OKB dhe në rradhë të parë në KS të OKB.

Kjo pra tregon realitetn e re se; Derisa në atë ansamble të OKB’s nuk ulen Turqia dhe  Gjermania si dy ish Perandoritë e shkuar që rruanin suksessshëm ballancën e paqes botërore mes dy perandorive dhe popujve të mëdha islame e atë krishtere larg gjakderrdhjeve që vazhdonte të kultivohej mbi marrëveshjet shekullore si mbizotëruese në skenën botërore parimisht… gjë të cilën e vazhduan derisa nuk erdhën të lartëpërmenduarit barbar që botën e kthyen në oqean gjaku e në varr masivë duke u përkujdesur që edhe në të ardhmen të rruajnë jetëzgjatjen e këtij barbarie me  themelimin në tokat Palestineze të shtetit sionist ‘Israelin’, që është udhëkryqi më strategjik i Lindjes së Mesme që jep mundësin e hapjes së imperialistëve drejt çdo cepi botëror pa asnjë penges./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne