Zëri i Amerikës: Vendet ku pandemia po vendos autoritarizmin, si po përfitojnë liderët nga koronavirusi (VIDEO)

Pandemia e koronavirusit ka vënë në provë dhe demokracinë në shumë vende gjithashtu të prekura nga pandemia. Disa prej qeverisë kanë miratuar rregulla të ashpra dhe ligje që i japin një kampi politik fuqi absolute duke u hequr çdo liri qytetarëve. Argumenti i përdorur është kontrolli i pandemisë, megjithatë ka edhe rreziqe të tjera.

Zëri i Amerikës ka paraqitur një video ku jep detaje mbi mënyrën sesi një pjesë e shteteve po dhunojnë demokracinë në emër të koronavirusit.

“Në disa vende, liderët autokratë janë duke përfituar nga mundësia për të zgjeruar pushtetin e tyre duke kufizuar lirinë e shtypit dhe të tjera të drejta civile që janë shtyllat e demokracisë. Në këto kushte VOA po shikon vendet ku pandemia e COVID-19 mund të sinjalizonte fillimin e një sëmundje më të madhe; një kthim në autoriatrizëm pas shekujsh progres drejt një demokracie liberale botërore,”-shkruhet në video.

Edhe në Shqipëri, qytetarët nuk lejohen që të dalin nga shtëpia, pasi do të përballen me disa shtesa të reja të Kodit Penal që mund t’i mbyllë në burg për 15 vite./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne