Arabia Saudite thotë se kërkesat e saj për Katarin “nuk mund të negociohen”

Ministri i Jashtëm i Saudit, Adel al-Jubeir tha të martën se nuk do të ketë negociata lidhur me kërkesat e mbretërisë dhe shteteve të tjera arabe ndaj Katarit për të hequr bllokadën dhe për t’i kthyer marrëdhëniet në normalitet.

I pyetur nga gazetarët në një vizitë në Uashington nëse kërkesat ishin të panegociueshme, Jubeir tha: “Po”.

“Ne e bëmë punën tonë, ne i ndoqëm hapat tona dhe i takon Katarit për të ndryshuar sjelljen e tij, dhe pasi ta bëjë këtë gjërat do të rregullohen, por nëse nuk e bën, do të mbetet i izoluar”, tha Jubeir.

Nëse Katari dëshiron të kthehet në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, “ai e di se çfarë duhet të bëjë”, tha ai.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i vendosën një bojkot Katarit tre javë më parë, duke e akuzuar atë për mbështetjen e militantëve – më pas lëshuan ​​një ultimatum, duke përfshirë kërkesat për mbylljen e një baze ushtarake turke në Doha, mbylljen e kanalit televiziv Al Jazeera dhe frenimin e lidhjeve me Iranin.

Katari i mohon akuzat kundër tij dhe thotë se kërkesat kanë për qëllim uljen e sovranitetit të tij.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson ka planifikuar të takojë Ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në Departamentin e Shtetit të martën. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne