Bojaxhi: “Rilindja” është fajtore për eksodin e shqiptarëve

Kandidati për Tiranën i Partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, akuzoi qeverinë Rama si shkaktare për eksodin e shqiptarëve. Sipas Bojaxhiut, “Rilindja” gënjeu shqiptarët dhe kjo ishte arsyeja e largimit të 200.000 shqiptarëve.
“U larguan sepse panë një vend që nuk drejtohet nga e drejta, por militantizmi dhe nepotizmi. Ikën se Rilindja i humbi edhe shpresën e fundit. Ne nuk ikim nga ky vend. Te ikin ata nga politika. Ne do rrisim fëmijët në këtë vend dhe do të jemi përballë tyre çdo ditë duke u zbuluar çdo aferë korruptive.
Vota për Sfidën sipas Bojaxhiut, do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë, kundër korrupsionit dhe departizimit të administratës”
, tha Bojaxhi.
Sipas tij sot është koha për ndërgjegjësim dhe se shqiptarët duhet të eleminojmë nga skena politike PS-LSI-PD.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne