Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se problemi ndërmjet Palestinës dhe Izraelit mund të zgjidhet vetëm me një strukturë me dy shtete.

Ministri Çavushollu mori pjesë në takimin e NATO-s, që zhvillohet në rrethin Antalie (Antalya).

Ai tha se një prej problemeve që ndikon më shumë sot Lindjen e Mesme dhe Pellgun e Mesdheut është problemi Palestinë-Izrael dhe nënvizoi se përveç zgjidhjes me dy shtete, asnjë zgjidhje tjetër nuk mund të sjellë paqe dhe qetësi në Lindjen e Mesme.

“Për këtë arsye Izraeli, që merr guxim nga vendimet e gabuara të udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të heqë dorë nga qëndrimet agresive dhe duhet t’i kthehet sa më parë zgjidhjes me dy shtete” tha ministri turk dhe shtoi: “Dua të theksoj se Turqia do të mbështesë plotësisht një proces të tillë”./ trt

4