Del VIDEO e sherrit të Berishës me Dudushin: Duhet ta kishe nxjerrë Ramën nga studio!

Nuk munguan debatet në emisionin “Open” në Top Channel mes gazetarit Alban Dudushi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Dudushi u mundua të sqarojë se nuk ka qenë e qëllimtë futja e anëtarëve të FRESSH në përballjen me kryeministrin Edi Rama, por pranoi se 13 nga të ftuarit kanë qenë anëtarë të forumit eurosocialist.

“Stafi i emisionit ka ka marrë në telefon 150 veta për të dalë në televizion dhe 90 veta erdhën. Nga 90, 13 kanë qenë të FRESSH dhe ju mund ta bëni dallimin. Çdo student ka të drejtë të përfaqësohet ose jo. Ose të rrijë atje jashtë ose në studion televizive. Studentët kanë qenë dakord, por si u majis situata studentët nuk erdhën nga presioni i studentëve të tjerë” – tha Dudushi. Por sipas Berishës ai duhet të xirrte Ramën nga studio për mënyrën se si iu hakërrua studentëve.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iGTS2t9HOAM]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne