Gjatë udhëtimit me avion nga Çadi për në Tunizi, në kuadër të një turneu afrikan, Presidenti Erdoan bëri deklarata për gazetarët që e shoqëronin në avion. Në përgjigje të pyetjes “A do të ketë vizita në Gjermani dhe Holandë? A do të ketë gjallërim në procesin e integrimit evropian?” Erdoani tha: “Nuk ka asnjë arsye përse të mos-realizohen këto udhëtime. Unë e kam thënë gjithmonë. Jemi të detyruar që ti pakësojmë armiqtë dhe shtojmë miqtë. Ne nuk kemi probleme as me Gjermaninë, as me Holandën dhe as me Belgjikën. Përkundrazi ata që qeverisin sot atje janë shokët e mi të vjetër. Kanë vepruar edhe gabim kundër meje, kjo është një çështje tjetër. Për shembull me Kryeministrin e Holandës, Rutte, kam pasur kontakte shumë të mira. Po kështu edhe me Belgjikën, ndërsa për Gjermaninë nuk ka nevojë ta pohoj, pasi marrëdhëniet kanë qenë shumë më ndryshe (nga sot) si me Steinmeier-in, ashtu dhe me Merkelin. Probleme ka pasur përherë, por kontaktet e fundit kanë qenë mjaft të mira”./hurriyet/trt
Erdogan: Jemi të detyruar që të pakësojmë armiqtë dhe shtojmë miqtë
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
ÇFARE NENKUPTON TERMI “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA”..
April 24, 2024
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024