Siç shkruan e përditshmja turke “Yeni Şafak” kompania e njohur japoneze në sektorin automobilistik “Honda” në fabrikën e saj në Turqi modelin e ri të “Civic Sedan” do ta prodhojë edhe me timon në krahun e djathtë.

Firma japoneze “Honda”, e cila është një nga prodhuesit e rëndësishëm të industrisë automobilistike në Turqi, modelin e ri të gjeneratës së 10-të të “Civic Sedan”, të cilën e ka testuar dhe prodhuar në fabrikat e saj në Turqi, do ta eksportojë edhe në tregun e Anglisë, Irlandës dhe Qipros me alternativa të ndryshme në motor dhe transmision të ri si dhe me versionin me timon në krahun e djathtë./ trt

46