IOM: 800 mijë myslimanë të Arakanit luftojnë për të mbijetuar në kampet e Bangladeshit

Kombet e Bashkuara bënë të situr se numri i myslimanëve të Arakanit që janë arratisur nga dhuna në Mianmar dhe janë strehuar në kampet në Bangladesh ka arritur në 800 mijë.

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në konferencën për shtyp të dhënë në zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se që nga 25 gusht e deri më sot, myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh duke u arratisur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistët ekstremistë, luftojnë për të mbijetuar.

Millman bëri të ditur se numri i të arratisurve dhe të strehuarve në kampet në qytetin Cox’s Bazar ka arritur në 800 mijë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se 7 mijë të arratisur dhe të bllokuar në fshatin Anjuman Para në anën tjetër të kufirit të Bangladeshit, u vendosën dje nga ana e ushtrisë së këtij vendi në kampet e përkohshme në Ukhiya dhe Teknaf.

Ndërkohë në rajon vazhdojnë të vijnë ndihma njerëzore që “shpëtojnë jetë”.

Edhe Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Duniya Aslam Khan, në konferencën për shtyp, tha: “Ne jemi ballë për ballë me krizën më të madhe të refugjatëve të kohëve të fundit”.

Ajo tha se nuk kanë marrë akoma lejen për të hyrë në Arakan dhe tërhoqi vëmendja se fluksi i refugjatëve që vijnë nga ky vend vazhdon me tërë shpejtësinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne