Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Fatos Lubonja u shpreh se heshtja e Saimir Tahirit pas ngjarjes në Elbasan, ku biznesmeni Orest Sota u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në makinë, ka për qëllim të shmangë zbulimin e detajeve të tjera.

Sipas Lubonjës, Tahiri hesht pasi e ka të vështirë të gjejë një alibi për këtë ngjarje. Atij i intereson që të politizohet situata dhe jo të dalin alibi që do të rrezikonin më shumë të rëndonin situatën e tij.

“Heshtja e Tahirit ndoshta është më e lehtë për t’u kuptuar. Ka të bëjë me atë se ndoshta e ka të vështirë të gjejë një alibi, dhe mund të krijojë probleme të tjera. Në rast se do krijonte ndonjë alibi, do të rrezikonte të zbulohen detaje të tjera. Ndaj ka zgjedhur të heshtë për interesat e tij. Ajo që intereson gjithsesi është të bëhen shumë fjalë, shumë zhurmë, të krijohet një polarizim, dhe të thonë ‘o me ne, o me ata’. Ndaj përpiqen ta politizojnë rastin” –  u shpreh Fatos Lubonja në një lidhje me “News 24”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne