Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit. Ndërkohë që është dënuar me 7.5 vjet burg për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm.

“Unë e ndiej veten të pafajshëm. Jam mbajtur padrejtësisht në burg për dy vjet. Dua vetëm të shkoj te familja ime. Kam besim te ju dhe drejtësia”. Këto ishin fjalët e fundit të ish ­deputetit Mark Frroku, i akuzuar për “vrasje” në vitin 1999 në Belgjikë dhe tri vepra të tjera penale, para se trupi gjykues i gjykimit të tij të tërhiqej dje në dhomën e këshillimit për vendimin përfundimtar. Gjykata e Tiranës zhvilloi dje seancën e parafundit, në ngarkim të Frrokut dhe sot u dha vendimi përfundimtar për të.

52