Piramida e Tiranës, në ‘syrin’ e “La Stampa-s” italiane. Autori: Kam mbetur i surprizuar!

Piramida e Tiranës ka marrë vëmendjen e italianes “La Stampa”. Në një artikull të shkruar nga Luigi Grasso evidentohet faktin se në Itali kur përmendet Tirana, mendja të shkon te sheshi me emrin e heroit kombëtar Skënderbeut. Megjithatë, autori shkruan se ka mbetur i suprizuar më së shumti nga Piramida, për të cilën nuk kishte dëgjuar më herët dhe as kishte parë një të tillë.

“Me rënien e komunizmit, popullariteti i Hoxhës në Shqipëri ra në nivelin, le të themi, të Causheskut në Rumani, domethënë nën zero dhe për disa kohë piramida e tij u përbuz nga shqiptarët. Por tashmë që koha ka zbehur polemikat dhe mllefet, ky monument shfaqet me një lloj ekstravagance në mesin e një zone të gjelbërt, ideale për shëtitje” shkruan autori.

Ai evidenton më tej se fëmijët e Tiranës e përdorin për të rrëshqitur, edhe pse shpeshherë tentativat nuk rezultojnë shumë të realizuara duke qenë se sipërfaqja e saj është e ashpër dhe e vështirëson rrëshqitjen.

Autori evidenton se nëse e sheh nga afër Piramidën e Tiranës ajo duket se ka nevojë për mirëmbajtje, që në fakt sipas tij, herët apo vonë do t’a marrë.

Më tej, në artikull shkruhet se në momentet e para së rënies së diktaturës Piramida ka shpëtuar nga shembja për shkak të kostos së lartë dhe burimeve të pakta që kishte vendi e duke qenë se kishte problematika më të mëdha që duheshin adresuar në atë kohë. “Por tashmë që vendi është në rritje të fortë ekonomike dhe sociale, do të dalin me siguri paratë për të bërë rregullimet e dekorit të saj” vijon artikulli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne