Raporti i Forcave Tokësore të SHBA-së për ‘fitoren e Iranit në luftën e Irakut’

Një raport prej 1300 faqesh nga Forcat Tokësore të SHBA mbi pushtimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara raportoi se Irani ishte fituesi në Irak.

Forcat Tokësore të SHBA në mes të viteve 2003 dhe 2018, duke vlerësuar operacionet e SHBA-së në Irak, kanë publikuar dy raporte 1300 faqeshe: “Forcat Tokësore të SHBA-së në Luftën e Irakut: Pushtimi, Rebelimi dhe Lufta Civile: 2003-2006 Vëllimi I” dhe “Forcat Tokësore të SHBA-së në luftën e Irakut: Masa dhe Tërheqja 2007-2011 Vëllimi II”.

Në fund të raportit në të cilin bënte pjesë edhe pushtimi i Irakut nga SHBA-ja, lëvizjet e rezistencës në Irak dhe një mijë dokumente të zbuluara deri në tërheqjen e SHBA-së nga vendi, u tha se: “Në përfundimin e një projekti në vitin 2018, duket se fituesi i vetëm në Irak është Irani.”

Në raport u vu në dukje se lufta në Irak u ka shkaktuar dëme të mëdha marrëdhënieve ushtri – politik në SHBA si dhe popullit amerikan, si dhe u tha se: “Lufta në Irak ka potencial të jetë një nga konfliktet më të rëndësishme në historinë amerikane. Ajo ka tronditur traditën e qëndrimit deri në luftën parandaluese të gjatë. Në menjëherë pas luftës, politika amerikane u përfshi në pikën e kundërt, në një dyshim të thellë të ndërhyrjes së huaj.”

‘ME MËSIMIN E NXJERR NGA IRAKU, USHTRIA E SHBA-SË NUK DO TË TENTOJ MË ASNJËHERË TË PUSHTOJ NDONJË VEND’

Në raport u vu në dukje se me mësimin e nxjerr nga Iraku, ushtria e SHBA-së nuk do të tentoj më asnjëherë të pushtoj ndonjë vend me një forcë të madhe tokësore.

Ky raport po ashtu vuri në dukje ndryshimin e karakterit të luftës, dhe tha se: “Në konfliktet e ardhshme, edhe nëse përballemi me kundërshtar, ata do të na sulmojnë me forca konvencionale dhe të parregullta të njohura si ‘luftë hibride’ ose ‘luftë në zonën gri’.”

Në raport vihet në dukje se SHBA-ja nuk ka dërguar asnjëherë në Irak forca të mjaftueshme për të luftuar kryengritësit sunit dhe militantët shiit, si dhe u tha se: “Ndërsa Irani dhe Siria sigurojnë hapësirë dhe mbështetje për militantët sunitë dhe shiitë, SHBA-të kurrë nuk kanë zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse për ta ndaluar këtë.”

‘DEMOKRACIA NUK SJELLË GJITHËMONË STABILITET’

Në raport po ashtu u vu në dukje se fakti që vendet anëtare të koalicionit ndërkombëtarë nuk kanë dërguar trupa të mjaftueshme, kanë shkaktuar dështimin e operacioneve të koalicionit në Irak, dhe gjithashtu u tha se përpjekjet për të trajtuar ushtrinë e Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja ishin të pamjaftueshme dhe se siguria iu dorëzua herët ushtrisë irakiane.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se SHBA nuk i trajtoi të burgosurit e luftës si të burgosur, dhe nuk zhvilloi një strategji gjithëpërfshirëse se si do të arrestohen të burgosurit, dhe se kështu, shumë nga luftëtarët e rezistencës ishin kthyer në zonën e luftës në Irak.

Në raport po ashtu u vu në dukje se: “Demokracia nuk sjell gjithmonë stabilitet. Komandantët amerikan besonin se zgjedhjet e Irakut të vitit 2005 do të kishin një efekt qetësues, por përkundrazi, ato ngritën tensionet etnike dhe sektare.”

Raporti i cili filloi në vitin 2013, nuk u publikua edhe pse ishte përfunduar në vitin 2016.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne