Robert Mugabe arrestohet nga “monstra” që krijoi vetë

Fuqia dhjetëra vjeçare e Mugabes si duket ka marrë fund këtë mëngjes pasi ushtria bllokoi rrugët jashtë parlamentit në Harare.

Ushtria e cila ka përkrahjen e Perendimit tashmë po e mban Presidentin Robert Mugabe në arrest shtepiak.

Lajmi u konfirmua edhe nga Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili kishte folur në telefon me liderin e arrestuar.

Trupat po patrullojnë kryeqytetin pasi morën nën kontroll televizionin shtetëror dhe thanë se kishin kapur politikanët e lidhur me krimin.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Zimbabve ka urdhëruar punonjësit dhe qytetarët amerikanë në vendin afrikan që të mos dalin nga shtepitë.

Shtetasit britanikë, gjithashtu, po këshillohen që të qëndrojnë brenda në mes të raporteve të “aktivitetit të pazakontë ushtarak”.

Ky veprim mund të jetë një përpjekje për të zëvendësuar Mugaben me zëvendëspresidentin e shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, thonë korrespondentët e BBC-së.

Armë zjarri dhe artileritë e rënda kanë pushtuar pjesën veriore të vendit duke filluar që nga dita e djeshme.

Ne po i drejtohemi vetëm kriminelëve që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet”, theksoi ushtria.

Ushtria mori kontrollin e godinave kryesore në vend dhe shpërndau një mesazh përmes televizionit.

Këto ngjarje janë një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, pasi 52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit.

Robert Mugabe është një ikonë e vendit dhe e Afrikës, kundërshtar i Perendimit në luftën ndaj dominimit kolonial Perendimor. Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të vendit të varfër qëkur fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne