Shkatërimi i grave nga procesi i globalizimit

Ikballe Berisha Huduti

Ne duhet të kthehemi prapa në kohë dhe të shohim se si ka qenë në të vërtetë identiteti jone. Ne duhet të kthehemi tek feja jonë, ritet dhe ritualet, traditat, kultura dhe origjina dhe të bëjmë që origjinaliteti, historia dhe kultura të na definojë identitetin tonë.

Shpesh herë në bie në vesh fjala globalizim, global, globalizimi dhe e pyes veten athua sa mund të jetë i dobishëm globalizmi për mirëqenien e grave si një gjini e butë e brishtë dhe me plot feminitet.

Termi globalizim që rrjedh nga fjala globale, ka të bëjë me referimin e shfaqjes së një rrjeti ndërkombëtar sistemesh ekonomik. Ndërsa sa i përket globalizimit kulturor rrjedh dhe inicion dy procese: diversifikimin kulturor si dhe riidentifikimin kulturor. Diversifikimi kulturor hap hapësirë për emancipimin e të gjitha kulturave dhe ndikon në të ashtuquajturin dehierarkizimin e kulturës gjegjësisht të kulturave.[1]

Fuqizimi i grave në procesin e globalizimit nga identiteti individual në atë shoqëror mund të sjell lëvdata, por në qoftë se shikohet kjo çështje nga një këndvështrim tjetër, gratë gjatë procesit të transformimit nga identiteti individual në atë social, bëhen të orientuara vetëm në gjininë e tyre.

A është nderim ky produkti i globalizimit që ai i bënë grave? A i dhuroi globalizimi gruas mundësinë e të qënurit faktorë? A i konsideron globalizimi gratë si një qenie njerëzore në shoqëri apo vetëm si një vegël që mund të manovrohet me të? A e shohim një qasje të tille ndaj grave në shoqëritë tjera globale?

Fuqizimi i grave në procesin e globalizimit nga identiteti individual në atë shoqëror mund të sjellë lëvdata për këtë proces, por në qoftë se shikohet kjo çështje nga një këndvështrim tjetër, gratë bëhen të orientuara vetëm në gjininë e tyre gjatë procesit të transformimit nga identiteti individual në atë social. Gratë janë shkatërruar plotësisht gjatë procesit të globalizimit për shkak të qasjes në gjininë e orientuar gjatë procesit të identitetit, nga ai individual në atë shoqëror, dhe vëmendjes që shkon e rritet dita ditës.

Sot, në procesin e modernizmit dhe globalizimit, zgjidhet dhe prezantohet gruaja e vitit. Si zgjidhet një grua për këtë garë? Cilat kritere janë të rëndësishme për përzgjedhjen e grave shembullore të vitit në procesin e globalizimit? A është familja, fisnikëria, identiteti apo historia? Të gjithë parametrat ekzistojnë për zgjedhjen e një grua të vitit, por jo identiteti, fisnikëria, njerëzimi dhe qasja njerëzore ndaj grave. Në këtë proces, vëmendja shkon në fizikun e saj, në vend të personalitetit. Identiteti fluid krijohet te gratë në këtë faze dhe ky lloj i identitetit rritet në të prej kësaj kohe.

Faktorët e rënies së civilizimit

Për ngritjen dhe rënien e civilizimeve janë tre faktorë përgjegjës. Humbja e identitetit është faktori më i rëndësishëm në mesin e tyre. Rënia e një qytetërimi fillon me humbjen e identitetit e vazhdon me tjetërsimin e tyre. Brezi i ri që mundësoi lindjen e procesit të globalizimit, është brez i cili është i huaj për identitetin dhe historinë e tij. Ata nuk njohin veten, dhe historinë që i paraprinte ata.

Procesi i globalizimin bën që identiteti i gruas të bie në harresë. Atëherë shkakton vetë tjetërsimin e gruas nga identiteti, nuk merr përgjegjësitë dhe bën qe gruaja të luftojë kunddrejtë botës femërore. Si rezultat, tre faktorët e mëposhtëm bëjnë rrëzimin e qytetërimeve të mundura:

1-Neglizhimi i identitetit

2-Tjetërsimi i identitetit

3- Sfidat nga identiteti

Gratë mund të jenë të zonjat kur ato flasin si burrat, por kjo bën të paraqiten disa pyetje: Cili është identiteti fluid për burrat dhe gratë? Çfarë janë burrat dhe gratë në të vërtetë? Çfarë do të thonë tërë këto koncepte?

Sipas identitetit fluid; Gratë duhet të pranojnë çfarëdo gjëje që i jepet atyre si identitet. Ky lloj i identitetit mund të ndryshojë nga dita në ditë. Ne duhet të kthehemi prapa në kohë dhe të shohim se si ka qenë në të vërtetë identiteti jone. Ne duhet të kthehemi tek feja jonë, ritet dhe ritualet, traditat, kultura dhe origjina dhe të bëjmë që origjinaliteti, historia dhe kultura të na definojë identitetin tonë.

Përkufizimi më i mirë për individualitetin thotë se gratë nuk duhet të studiohen nga pikëpamja gjinore. Ajo është grua dhe duhet të ketë një fizik gruaje.Nga pikëpamja e individualizmit, siç është theksuar në Islam dhe në studimet tona të identitetit, Kur’anit, pikëpamjeve historike dhe racionale, femra është një qenie njerëzore. Gruaja është një qenie njerëzore e krijauar nga Zoti. Ajo duhet gëzuar udhëzime ontologjike dhe arsimore dhe duhet ketë te gjitha të drejtat e saj esenciale.

A do të pranojë globalizimi identitetin original të njerëzve?

Në kulturën Islame, që nga viti 1400 e më parë, me ardhjen e Islamit, madje edhe më herët për shembull në Persinë e lashtë, gratë kanë pasur personalitetin e tyre dhe vlera të larta në shoqëri. Asnjëherë gratë e këtyre trojeve nuk janë marrë si vegël në duart e burrave apo te shoqërisëë

Një vështrim në identitetin tonë historik, tregon se gratë janë përcaktuar mirë në historinë , letërsinë dhe kulturën tonë. Neve nuk na nevoitet një definicion i ri për gratë nga bota e jashtme. Në botën e jashtme, dhe në procesin e globalizimit, gruaja nuk është person individual . Kjo ngaqë ajo konsiderohet si vegël dhe veglat nuk kanë rëndësi në vete.

Femra është e lidhur me shoqërinë ne bazë të mundësive që shoqëria mund ta përdorë atë. Ndërsa në këndvështrimin shoqërorë tek ne muslimanët, femra është njeri me vlerat e saja dhe nuk është vegël, edhe nëse ajo është larg nga atmosfera e kulturës në shoqëri.

Globalizimi dhe modernizimi bëri që gratë të humbin identitetin individual.

Pas kësaj lindi rryma e re e feminizmit që i prezantoi botës se femra nuk dëshironte të është patjetër një grua, motër, nënë ose një qytetarë në shoqëri me qëllim që të zhvillohet shoqëria. Ato thanë se gratë

duan të njihen si qenie njerëzore. Këto çështje bënë që te feminizohet tërë aktivitetet siç janë; poezia, letërsia, filmat dhe aspekte tjera.

Gruaja muslimane me të vërtetë nuk kishte vërejtje ngase ajo kishte dhe vazhdon ta ketë akoma identitetin e saj individual të paprekur nga rrjedha e historisë. Sot, megjithatë, gratë muslimane kanë pak njohuri për identitetin e tyre për shkak të sulmeve të rënda nga jashtë. Kjo kërkon në njëfarë mënyre rindërtim dhe rikreacion të identitetit. Gratë duhet të kthehen në modelet e tyre të lashta në histori, Shahnamed ose ( kryevepra e Ferdowsit) si dhe tek “Një Mijë e Një Net. Ka modele të mëdha si Hazreti Fatimja ( paqja qoftë mbi të) si Zeinebja bija e Fatimes si Musine Kokallari etj. Ato, femrat mund të rikthejne identitetin e tyre individual, familjar dhe shoqëror duke marrë shembull këto modele.

Gruaja moderne dëshiron të jetë aktive në jetën shoqërore, të edukohet, mos të bie nën hijen e burrave, dhe dëshiron të zhvillojë një familje e të rrisë fëmije. Ajo dëshiron të ruajë karakteristikat femërore që ka, e në të njëjtën kohë të jetë aktive në shoqëri. Identiteti i rrjedhshëm i sajë i’a pamundëson këtë gruas pasi që globalizimi konsideron gruan pa identitet, traditë dhe familje. Në librin “ Lufta kundër familjes “ nga William D. Gairdner spjegon ndikimin e globalizimit dhe modernizmit në shkatërrimin e strukturës familjare.

Tani, shtohet pyetja: A do të mbetet familja si strukturë e sigurt përderisa gruaja duhet të përmbushë obligimet e saja në shoqëri? S’ka dyshim se në qoftëse gratë pranojnë konceptin e identitetit të rrjedhshëm, ato nuk do të mund t’i shërbejne shoqërisë.

Në një nga Lojrat Olimpike për të rinjtë në Singapor, një skuadër Iraniane kishte plane të merrnin pjesë me Hijab. Globalizimi është kundër traditave dhe në këtë kohë, nuk i lihet hapësirë fare kulturës dhe traditës. Shembull konkret është përjashtimi nga loja në rast të veshjes me hijab në FIFA për një skuadrën Iraniane. Ata thanë se numri i aplikuesve për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me mbulesë do të rritej drastikisht dhe nuk do të kenë mundësi kontrolli në Hijab nëse do t’i lejonin të merrnin pjesë skuadrën në fjalë.

Ata rregullojne kornizat e tyre me përkufizime në globalizim dhe nuk lënë vend për identitet, histori dhe kombësi të të tjerëve. Globalizimi mund të pranohet deri në atë mase kur pranohen identitetet , personalitetet dhe historitë e të tjerëve. Gratë tona nuk do të kenë familje dhe përgjegjësi nëse ato pranojnë identitetin fluid. Ato mund të marrin pjesë në globalizim vetëm në qoftëse ato marrin shembull modelet paraprake Islame historike dhe kulturore.

A do të lejoje globalizimi që femra t’i gëzohet një atmosfere të tillë? A do na lejoje Singapori dhe vendet tjera të marrim pjesë në Lojrat Olimpike pa marrë parasysh mbulesën tonë? A do të pranojë globalizimi identitetin origjinal të njerëzve?

Identiteti fluid gjen afinitete të reja me relativizëm. Ky lloj i identitetit konsideron çdo gjë relative dhe asgjë absolute. Në këtë lloj identiteti nuk ka kontroll mbi definicionet, sepse të kuptuarit bëhet hermeneutike. Cila është e vërteta? Kjo është ajo që modernizmi dhe globalizimi diskutojnë : çdo gjë absolute duhet larguar dhe gjithçka duhet konsideruar si relative./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne