Sigurimi i Taip Erdogan e pret keq policin serb: As mos guxo ta prekësh flamurin shqiptar!

Para disa ditësh qëndroi në Sarajevë, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Mes mijërave simpatizantëve të tubuar në një sallë të madhe, ishte gjendur edhe Zekerija Alimi nga Shkupi, i cili për Almakos ka rrëfyer një ngjarje të jashtëzakonshme që kishte ndodhur në këtë tubim.

Rrjedhimisht, një polic serb i veshur në uniformë të Bosnjës dhe Hercegovinës, teksa e kishin siguruar sallën ku pritej të vijë Erdogan, kishin vërejtur një flamur shqiptar. Me këtë rast, ky polic serb ka dashur ta përdhosë flamurin shqiptar, por sigurimi i Taip Erdogan e ka ndalur një gjë të tillë, thotë Alimi.

“Një polic serb nën petkun e policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës që ishte edhe sigurim në sallën e tubimit (siç dihet, Bosjna është e formuar mbi tre entitete) deshi ta përdhos flamurin shqiptar, por sigurimi i kryetarit Taip Erdogan menjëherë ju drejtua policit serb dhe i tha: ‘Më mirë mua të më poshtërosh, se sa flamurin e popullit vëlla shqiptar, ju lutem shpejt largohuni nga këtu’ i tha policit serb, e më pas sigurimi i Erdogan e mori flamurin kombëtar shqiptar e puthi një herë dhe ju drejtua vëllait me flamurin kombëtar – “Na bën hallall vëlla se kjo nuk do të ndodh më asnjëherë!”, dëshmon mbi këtë rast Alimi, ekskluzivisht për Almakos.

Tutje Alimi ka thënë se derisa dikush na respekton flamurin – po ashtu edhe ne duhet t’ua respektojmë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne