Vajza myslimane në Florida dhunohet për shkak të besimit

Një vajzë myslimane 14-vjeçare u rrah keq nga bashkëmoshataret e saj në një shkollë në Florida. Babai i vajzës tha se vajza e tij ishte sulmuar për shkak të besimit të saj. Policia ndërkohë ka nisur një hetim për sulmin.

Videoja e incidentit tashmë është postuar në Facebook. Shakeel Munshi tha se vajza e tij, nxënëse e klasës së nëntë, është sulmuar në mënyrë të përsëritur nga disa vajza të shkollës West Boca High School në qytetin Boca Raton të Floridës vetëm “sepse ajo ishte muslimane.” Ajo vendosi të fliste me dhunuesit por u rrah keq nga grupi e vajzave, tha ai.

https://youtu.be/hrbxHPMuuvE

Videoja tregon një sulm të stilit gangsteresk, të kryer nga të paktën tre vajza, ndërsa adoleshentët e tjerë rreth tyre shihnin ngjarjen. “Ajo nuk u ngriti dorë, sepse nuk dëshironte konflikt”, tha Shakeel.

Shakeel më vonë tha për NBC Miami se adoleshentët e thërrisnin vajzën e tij terroriste. “Ajo ka marrë mjaft plagë në fytyrë. Kudo ka shenja thonjsh, njërin sy dhe qafën e ka të nxirë, ndërsa në fytyrë ka pjesë të mëdha të enjtura. Vajza ka thënë se e tallnin pasi sipas tyre ajo ishte terroriste”, tha Shakeel.

Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach (PBSO) lëshoi ​​një deklaratë ku thoshte se policia tani po e heton incidentin.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Florida (CAIR) e dënoi ashpër sulmin ndaj vajzës myslimane, duke i bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të ngrenë padi kundër shkaktarëve të incitedtit islamofob.

“CAIR-Florida merr ankesa të shumta për incidentet dhe sulmet serioze nëpër shkolla kundër të rinjve myslimanë në një normë vazhdimisht në rritje”, tha në një deklaratë Omar Saleh, këshilltar i të drejtave civile CAIR-Florida. “Ne kemi biseduar me familjen e viktimës dhe do të sigurojmë që kjo çështje serioze të adresohet shumë shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme nga zyrtarët vendorë”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne