Xherdan Shaqiri, ishte padyshim protagonisti kryesor i sfidës së sotme ku Zvicra fitoi perballe Serbise.

Pas ndeshjes ai foli me pjekuri ku anashkaloi polemikat në lidhje me festimin e tij.

Ai ka treguar duke treguar se nuk kanë qenë shkaqet politike ata qe e kane shtyre per te festuar me shqiponje. Shaqiri u fokusua te loja dhe deklaroi se skuadra e tij e kishte merituar fitoren.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova.

Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen.

Unë jam këtu për ndeshje të mëdha. Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës’.

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

‘Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin’, përfundoi Shaqiri

51