Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën e moshuara në Klos

Një 80-vjeçare ka humbur jetën, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e djeshme në fshatin Pleshë të Klosit.

Sipas policisë viktima është B. D., rreth 80 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne