Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se përkundër presionit në teren dhe rritjen e kontrolleve policore dhe inspektuese, Beogradi po gjen mënyrë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.
Ai tha se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve të fundit ka qenë “përmes frikësimit dhe sanksioneve të thyejë dhe topit vullnetin e serbëve në veri të Kosovës”.
“Veriu është objektiv obsesiv për Prishtinën, një gjemb i madh në sy. Por unë jam i bindur se nuk do të kenë sukses t’i nënshtrojnë serbët, sepse ata kanë këmbëngulje, dhe kanë mbështetjen e padiskutueshme të Beogradit, shtetit të Serbisë dhe të gjithë popullit serb”, tha Gjuriç.
“Do të gjejmë mënyrë për të mbrojtur njerëzit tanë nëse është e nevojshme”, tha Gjuriq, duke potencuar se siguria e serbëve në Kosovë, për Beogradin është një interes mbi të gjitha interesat e tjera./ballkanweb