NË VAZHDËN E LUFTËS SË TRETË BOTËRORE..!

Savash VELIU

Edhe pse jam nga ithtarët e parë që kam spjeguar se Lufta e Tretë Botërore ishte kamuflluar nën shifrat ‘’9/11’’ ose më sakt me 11 shtatorin 2001 që u çfaqën me goditjet e dy rrokaqiejve bineqe dhe të vazhdoj me fushata luftarake të pandërprera brenda dhjetë viteve të para me luftëra të drejtpërdrejta ‘’shtet me shtet’’ dhe në 10 vitet e fundit 2010 – 2020, të ndryshoj rrotën e saj prej luftës ushatarake në luftëra Asimetrike të ashtuquajtura ”Proxy War”, që janë më pak të kushtueshëm ose më qartë me thënë ”luftëra të kontraktuara” mes grupeve terroriste që do të luftonin në emër të Fuqive të Mëdha të stacionuara në rrugët më strategjike të energjetikës dhe tregtare të ngritura nën emra islame siç janë grupet; ”El Kaeda”, ”Boko Haram”, ”ISIS”, ”PKK – PYD”, ”Hazhdi Shabi”, ‘’FETO’’ e tjera grupacione si mercenarët amerikan ‘’Black Water’’ dhe mercenarët rus ‘’Wagner Group’’, që të vazhdojë të merr më pas forma tjera lufte më pak të njohura për opinionin botëror siç janë ndezja e zjarreve të mëdha në katër anët e globit, si ato të Amazonis, Kongos, Turqis dhe së fundi në Australi, një armë më e re e shantazhimit të shteteve me ndikim rajonal dhe atë global.

Siç thashë më lartë sot duket se ka ardhur fundi i këtyre luftërave kontraktuese përmes grupeve terroriste dhe mercenarëve të angazhuar në vendet konfliktuese një fakt që tregon bukurë mirë me vrasjet e klientelëve të shpërdorura si Bin Lladeni, Al Baghdadi që luftonin për Fuqitë Imperialiste që më bën të besoj se ndoshta këto atentate eliminuese janë paralajmërues se në skenën luftarake tani do paraqiten Aktorët e vërtetë të këtyre luftërave të porositura.

Këto luftëra djallëzore të shekullit të ri nuk do të kalonin pa ndezur së pari Luftërat Ballkanike siç qenë ato para luftës së parë botërore si Uvertyr drejtë Luftës së Re Botërore si përmbyllës të shekullit XX-të e vulosur mbi ‘’Vdekjen e Jugosllavisë’’, një rivale më serioze ball Bashkimit Evropian që do tentonte të zgjerohej horizontalisht drejt Bullgarisë, Shqipëris dhe poshtë Greqis, një korridor i dominuar nga ortodoksët dhe sllavët si mur ndarës mes Evropës perëndimore dhe Lindjes së Mesme, ide e cila ishte lënja anësh e jugosllavisë së copëtuar në mini-shtete të pafuqishme dhe zbritja e Gjermano-Amerikanëve drejt Bosforit, një Marrëveshje e hartuar mes SHBA dhe Gjermanisë më vitin 1975. Gjermania do ti zotonte tokat katolike, kurse SHBA muslimano-ortodoksët, pasi më parë ishte e siguruar rrënimi i Sovjetikëve me luftëra të brendshme.

Marrëveshja Amerikano-Gjermane kishte parashikuar të instaloj njerëzit e vet përmes UDB-ës dhe KOS-it në instancat më të larta politike të jugosllavisë si bashkëpuntor të CIA-s dhe BND-s siç ishin Sllobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç, Razhnjatoviç Arkan dhe Franjo Tugjman, me detyrë të zgjojn nacionalizmin serbomadh dhe atë ustashomadh duke i përplasur serbët me popujtë katoliko-musliman, kështu plani do të realizonte detyrimisht zbritjen e NATO forcave në ish tokat jugosllave dhe kështu pas missionit aktorët u ‘’likuiduan’’ apo iu ‘’ndëruan identitetet’’.

Pasi u përmbyll shekulli i vjetër XX me luftërat ballkanase, atëherë kjo ishte paralajmërim për botën të bëhet gati të kaloj pragun e shekullit të ri XXI me Luftën e Tretë Botërore e zotuar të krijoj enkas ‘’Israelin e Madh’’ e promovuar si ide gjatë Luftës së Parë Botërore e realizuar si shteti Israel me Luftën e Dytë Botërore që të vazhdoj sot me zgjerimin e kufijve të saj përmes Luftës së Tretë Botërore si kreatur i lindur mbi rrënojat e kullave binjake ‘’9/11’’ që filloi me ripushtimin e Avganistanit të Irakut e i zgjeruar ndaj gjithërajonit me ‘Pranverat Arabe’ si projektplan rrënues i të gjitha shteteve arabe rezistuese ndaj projektit vrastar dhe të përfundoj në fund me  Iranin dhe Turqinë si barierat /pengesat/ e fundit të planit të madh Marshall ”Big East Midle’’ ose ‘’Israeli i Madh”, i kamufluar nën petkun ”Kurdistani”!            

Por këtij projekti vrastar në pritë i doli në Siri vet presidenti Tramp i cili tërhoqi pran vetes Putinin që automatikisht të zbres edhe Erdogani që bënë planprishjen e zgjerimit të ‘’Israelit të Madh’’ nën emrin ‘’Kurdistani’’, e ideuar si kreatur brenda tokave të Irakut – Sirisë – Egjiptit – Turqisë – Iranit – Jordanit dhe Libanit, një konfiguracion i madh gjeografik me epiqendër në mes dy Lumejve Nil dhe Eufrat ku kalojn udhëkryqet më jetike të gypave të gazit dhe petrolit me tubacionet drejt Mesdheut.   

Pas këtij akti të madh sakatues të këtij projekti sionist që ende nuk ka përfunduar por vazhdojn të kërkojn relacione alternative tjera por, ndërkohë Turqia dhe Rusia bashkë atakojnë Ballkanin Perëndimor duke ua shtyrë kufijtë Gjermano-Amerikan lartë Evropës Veriore me shtrirjen e sferës së interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të tyre në përfshirjen e popujve musliman dhe ato sllave drejt ndikimit lindor e ndihmuar fuqimisht nga shteti serb që ua shtyn interesat perendimore në plan të dytë të ndikimit.   

Vlen të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vijim..!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne