Oktay: Planifikohet që në zonë e sigurt të kthehen afërsisht 2 milionë refugjatë sirianë

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay bëri të ditur se planifikojnë që në zonën e sigurt në veri të Sirisë të kthehen afërsisht 2 milionë refugjatë sirianë.

Fuat Oktay mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik të Universitetit Teknik Yildiz në Stamboll.

“Pas zonave të operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, në të cilat janë kthyer vullnetarisht 365 mijë refugjatë, tani jemi të vendosur të bëjmë lindjen e lumit Eufrat të sigurt për njerëzit e rajonit. Qendrat e qyteteve Tel-Abyad dhe Rasulayn dhe 65 vendbanimet tjera u pastruan nga terrori dhe u morën nën kontroll. Në zonat e sigurta që kemi krijuar ne ofrojmë të gjitha shërbimet themelore siç janë strehimi, rruga, energjia elektrike, uji, veçanërisht shërbimet në shëndetësi dhe arsim, në shfrytëzim për vëllezërit tanë sirianë pa dallim dhe pa pritur ndonjë shpërblim”, tha Ndihmëspresidenti Oktay në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë.

Oktay theksoi se të martën në mbrëmje në orën 22.00 sipas orës së Turqisë do të skadojë afati i pezullimit të Operacionit “Burimi i Paqes”, ndërsa vijoi duke thënë se “Në fund të afatit 120 orësh, terroristët do të lënë strofkat dhe do të largohen nga zona, duke lënë armët e tyre”.

Duke tërhequr vëmendjen që Turqia nuk synon territoret e askujt Fuat Oktay tha: “Ne nuk synojmë territoret e askujt, por kurrë nuk i tolerojmë ata që kanë sy në territoret, sigurinë tonë dhe ata që kanë qëllime të ndryshme për paqen, unitetin dhe solidaritetin tonë. Ashtu si dje dhe sot, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe nesër. Ata që veprojnë së bashku me organizatat terroriste, të cilët në të vërtetë synojnë të krijojnë një shtet terrorist në jug të kufirit tonë, shohin qartë se kush janë. Nëse pyesim se ‘Kush qëndron prapa kësaj organizate terroriste?’ duket shumë qartë. Janë ata që na kritikuan dhe thanë ‘ne jemi këtu’. Ne i kemi shënuar këto dhe do të flasim sërish kur të vjen koha”./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne