Xhamajka përgënjeshtron lajmin: Deri më sot nuk e kemi njohur Kosovën!

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Smith shpërndau një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e falënderoi Xhamajkën për njohje, por ajo tha se vendi i saj nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.

“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkroi Smith.

Të enjten, Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas një lobimi shumëvjeçar.

“Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, shkroi Thaçi në Twitter.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk e ka njohur asnjë shtet që nga viti 2018./REL

Hon. Kamina J Smith@kaminajsmith

To date, Jamaica has not recognized Kosovo as an independent state. https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1230548150756073472 

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Great news! I just got notified from our Ambassador @vloracitaku that #Jamaica has recognized Republic of #Kosovo as sovereign and independent. I know this is a result of hard work & lobbying of several years, incl @RepEliotEngel. Good work. Thank you dear friends from Kingston!

View image on Twitter
112 people are talking about this

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne